
Një anëtare e kastit të "Euphoria"-s ka folur për thashethemet e vazhdueshme për një përplasje mes Zendaya-s dhe Sydney Sweeney-t.
Jessica Blair Herman, e cila luan fqinjën e personazheve të Sydney Sweeney dhe Jacob Elordi në sezonin e tretë, i hodhi poshtë këto zëra gjatë një paraqitjeje në emisionin “Good Day New York”, duke thënë se në set të gjithë janë sjellë mirë me njëri-tjetrin.

“Ato vërtet janë sjellë mirë,” tha ajo. “Dhe nuk po e them vetëm sa për të thënë.”
Aktorja theksoi se nuk ka pasur asnjë dramë mes tyre dhe se marrëdhëniet e punës kanë qenë të mira. Sipas saj, të gjithë në produksion janë të përqendruar te puna dhe te realizimi i serialit.

Ajo shtoi:
“Në të vërtetë nuk ka dramë. Ata kanë krijuar një marrëdhënie të mirë pune dhe të gjithë duan të bëjnë punën e tyre, të vijnë dhe të kryejnë detyrën.”


Herman gjithashtu mbrojti Zendaya-n, e cila luan Rue-n, dhe Sydney Sweeney-n, e cila luan Cassie-n, duke shpjeguar se ato rrallë kanë skena së bashku.
“Për të qenë e drejtë, kur isha aty, ato nuk kishin skena të përbashkëta,” tha ajo. “Historitë e tyre janë shumë të ndara, xhirimet bëhen në ditë të ndryshme dhe gjëra të tilla.”

Thashethemet u shtuan pasi një raport pretendoi se mes dy aktoreve kishte tension në prapaskenë dhe se nuk shkonin mirë me njëra-tjetrën.

Një burim tjetër pranë produksionit tha për Page Six se Sydney Sweeney thjesht po xhironte një skenë kur ndodhi situata për të cilën u fol në media, ndërsa një tjetër burim këmbënguli se nuk ka asnjë përplasje mes tyre dhe se të dyja janë shumë të zëna me projekte të ndryshme.


