Fashion & Beauty

Hailey Bieber e bëri trend: këto taka po pushtojnë kombinimet e verës

Hailey Bieber e bëri trend: këto taka po pushtojnë kombinimet e
Foto: @haileybieber/ Instagram

Kur një trend shfaqet brenda pak muajsh tek emra si Hailey Bieber, Teyana Taylor dhe Kristen Stewart, është e qartë se do të bëhet një nga më të preferuarit e sezonit. Këtë herë bëhet fjalë për këpucët me takë në formë koni, një model që po zë vendin e takave klasike dhe atyre me platformë.

Hailey Bieber e konfirmoi trendin në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku kishte kombinuar një palë xhinse me bel të ulët, një bluzë sportive dhe sandale me takë në formë koni. Edhe pse xhinset ishin pjesë e një koleksioni të ri që po prezantonte, vëmendjen e morën pikërisht këpucët.

Ajo që i bën të veçanta është forma e takës: më e gjerë në pjesën e sipërme dhe më e ngushtë në fund, duke krijuar një siluetë elegante dhe paksa të pazakontë. Ky detaj i vogël i jep menjëherë një pamje më të sofistikuar edhe kombinimit më të thjeshtë.

Ky model nuk është parë vetëm te Hailey Bieber. Edhe Teyana Taylor dhe Kristen Stewart i zgjodhën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Gotham, duke i kombinuar me veshje elegante.

Ndryshe nga takat shumë të holla apo modelet me platformë, këpucët me takë në formë koni arrijnë të duken moderne dhe elegante pa u përpjekur shumë. Pikërisht për këtë arsye, ato po konsiderohen si një nga trendet më të forta të këpucëve për vitin 2026, sidomos në kombinim me xhinse dhe veshje të thjeshta.

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Pyetja që bëhet gjithmonë para një mbjelljeje flokësh… 👀 Dhe përgjigjja që duhet të dëgjosh nga një specialist. Te @etern_hair_clinic çdo vendim nis me informacionin e duhur.