Showbiz

Hailey Bieber “merr hua” look-un e Naomi Campbell dhe rikthen fustanin ikonik të Versace

different-blues-and-lots-of-Nutella-768x604.jpg

Një dasmë luksoze në Malibu mblodhi disa prej emrave më të njohur të Hollywood-it dhe modës, por mes të ftuarve vëmendjen e mori edhe një moment i veçantë stilistik. Hailey Bieber u shfaq në ceremoni me një fustan vintage nga Versace, i cili vite më parë ishte prezantuar në pasarelë nga supermodelja Naomi Campbell.

Dasma ishte ajo e modeles Jordyn Woods dhe basketbollistit Karl-Anthony Towns, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në Malibu. Në mesin e të ftuarve ishin Hailey dhe Justin Bieber, Kylie Jenner, Timothée Chalamet, Teyana Taylor, Michael B. Jordan, Jada Pinkett Smith dhe Ben Stiller.

Për këtë mbrëmje, Hailey zgjodhi një fustan të gjatë të zi nga koleksioni pranverë/verë 2023 i Versace. Ndryshe nga versioni i parë i prezantuar në pasarelë, Hailey vendosi të mos përdorte dorezat e gjata dhe me shkëlqim që shoqëronin fustanin.

Dhe arsyeja pse look-u të duket kaq familjar është Naomi Campbell. Supermodelja e kishte veshur të njëjtin krijim në pasarelën e Versace, të kompletuar me doreza që arrinin mbi bërryla, duke krijuar një prej atyre pamjeve që mbeten gjatë në memorien e modës.

Hailey, nga ana tjetër, e mbajti stilimin më minimalist. Ajo e kombinoi fustanin me sandale të zeza me taka të larta dhe rripa, ndërsa në dorë mbante një çantë elegante mbrëmjeje. Një version më modern dhe i thjeshtë i të njëjtit look, por që ruajti elegancën klasike të krijimit të Versace.

@luisaworld.official @Naomi Campbell walks the runway during the @Versace Fall-Winter 2023 Fashion Show! #Versace #VersaceFW23 #naomicampbell #fashionshow #fy #fyp #LuisaWorld ? original sound - Luisa World

Në këtë mënyrë, një fustan i vetëm bashkoi dy prej figurave më të njohura të modës të brezave të ndryshëm: Naomi Campbell në pasarelë dhe Hailey Bieber në një nga dasmat më glamuroze të sezonit.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨