Fashion & Beauty

Hailey Bieber riktheu trendin e viteve '90 me një paraqitje që mori gjithë vëmendjen

aUA5hY82tUDcfCG8xHdrWm-1024-80.png.webp

Justin Bieber mund të ketë rrëmbyer vëmendjen me performancën e tij në spektaklin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës 2026, por pas festës ishte Hailey Bieber ajo që dominoi me stilin e saj. Modelja u shfaq në restorantin "The Corner Store" në New York me një kombinim që mishëron estetikën e saj karakteristike: një fustan vintage në stil lingerie dhe shapkat me takë që vazhdojnë të jenë një nga trendet më të forta të sezonit.

rxubL7ZK3mRRhXHmfhfWfi-768-80.jpg.webp

Hailey zgjodhi një fustan mëndafshi Dior nga koleksioni Vjeshtë 2005, me rripa të hollë, motive florale dhe detaje dantelle në pjesën e dekoltesë dhe fund. Edhe pse vjen nga një koleksion gati 20-vjeçar, modeli dukej më aktual se kurrë. Look-un e kompletoi me një çantë "The Row" me efekt lëkure krokodili dhe shapkat e famshme me takë të së njëjtës markë.

Këto shapka, modeli Sacha nga "The Row", janë kthyer në një nga këpucët e preferuara të Hailey-t. Ajo i ka veshur vazhdimisht gjatë muajve të fundit, nga ndeshjet e NBA-së dhe eventet sportive, deri te daljet e përditshme në Los Angeles. Me takën e hollë dhe dizajnin minimalist, ato janë bërë simbol i trendit që po rikthen në modë shapkat elegante.

WGRsDPpNwswR6titRurFEY-768-80.jpg.webp

Hailey nuk është e vetmja që i preferon. Edhe Kylie Jenner, Kaia Gerber, Sofia Richie Grainge dhe Anne Hathaway janë parë me versione të ngjashme, duke e kthyer këtë model në një nga tendencat më të forta të verës 2026.

qK4vwzzELkNf5AfAryCjXE-768-80.jpg.webp

Sipas ekspertëve të modës, sekreti i suksesit të tyre është efikasiteti. Ato kombinohen po aq lehtë me xhinse, pantallona kapri apo fustane romantike, sa edhe me një fustan lingerie si ai i Hailey-t. Nëse ka një këpucë që mund të shoqërojë pothuajse çdo veshje verore, shapkat me takë duket se janë zgjedhja fituese.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150