Metropolitan

Hailey Bieber shton një tatuazh të ri dhe të gjithë po flasin për kuptimin e tij

Hailey Bieber shton një tatuazh të ri dhe të gjithë po
Hailey Bieber ka shtuar një tjetër tatuazh të vogël, por plot domethënie, në "koleksionin e saj". Themeluesja e Rhode zbuloi dizajnin e ri në një seri fotosh të publikuara në Instagram për promovimin e fushatës së re verore të markës së saj. Në një prej imazheve, fansat vunë re numrin “22” në pjesën e brinjëve, një detaj që menjëherë nxiti diskutime në rrjet.

Edhe pse Hailey nuk ka folur publikisht për kuptimin e tatuazhit, shumë ndjekës besojnë se ai është një dedikim për djalin e saj, Jack Blues Bieber. Numri 22 duket se ka një rëndësi të veçantë për familjen, pasi modelja ka lindur më 22 nëntor, ndërsa djali i saj erdhi në jetë më 22 gusht. Kjo ka bërë që tatuazhi të shihet si një simbol i lidhjes së fortë mes nënës dhe të birit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Bieber (@haileybieber)

29-vjeçarja është e njohur për pasionin e saj ndaj tatuazheve minimalistë, të cilët shpesh mbajnë mesazhe personale ose lidhen me momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Ndër vite, Hailey ka zgjedhur dizajne të vogla dhe diskrete, duke i kthyer ato në një pjesë të identitetit të saj estetik.

Në fakt, simbolika familjare nuk mungon as tek bashkëshorti i saj, Justin Bieber. Këngëtari ka po ashtu një tatuazh të vogël me numrin 22 në dorë, i cili besohet se përfaqëson ditëlindjen e djalit të tyre, por edhe lidhjen me Hailey-n, pasi pranë tij ndodhet e gdhendur shkronja “H”, iniciali i emrit të saj. Për fansat, tatuazhi i ri i Hailey-t është një tjetër dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes së saj.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

Hailey Bieber adds a new tattoo and everyone is talking about its meaning

Hailey Bieber shton një tatuazh të ri dhe të gjithë po
Hailey Bieber has added another small, but meaningful tattoo to her "collection." The Rhode founder revealed the new design in a series of photos posted on Instagram to promote her brand's new summer campaign. In one of the images, fans noticed the number "22" on her ribcage, a detail that immediately sparked discussion online.

Although Hailey has not spoken publicly about the meaning of the tattoo, many followers believe that it is a dedication to her son, Jack Blues Bieber. The number 22 seems to have special significance for the family, as the model was born on November 22, while her son was born on August 22. This has led to the tattoo being seen as a symbol of the strong bond between mother and son.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Bieber (@haileybieber)

The 29-year-old is known for her passion for minimalist tattoos, which often carry personal messages or connect to the most important moments in her life. Over the years, Hailey has chosen small and discreet designs, turning them into a part of her aesthetic identity.

In fact, family symbolism is not lacking even in her husband, Justin Bieber. The singer also has a small tattoo with the number 22 on his hand, which is believed to represent their son's birthday, but also his relationship with Hailey, as the letter "H", the initial of her name, is engraved next to it. For fans, Hailey's new tattoo is another testament to her love and devotion to her family.