Showbiz

Harrojini 300 dronët: Soni Malaj doli nga ferma dhe… Flori s’e ka takuar fare

000.jpeg

Po të mblidhje gjithë deklaratat që Soni Malaj bëri për Flori Mumajesin gjatë “Ferma VIP 3”, do të mendoje se dalja nga ferma do të pasohej të paktën nga një kafe. Por sipas Sonit, nuk ka pasur as telefonatë, as takim, as bisedë.

Në post-“Ferma VIP 3”, Soni Malaj u pyet drejtpërdrejt nga moderatori Florian Agalliu nëse kishte folur me Flori Mumajesin pas daljes. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, e shoqëruar me shumë buzëqeshje dhe asnjë shpjegim:

“Jo.”

Si për t’i dhënë pak shpresë publikut që ndoshta kishte nisur të imagjinonte ribashkim, Einxhel Shkira ndërhyri me humor:

“Jo, s’kanë folur sepse janë takuar.”

Por Soni e mbylli diskutimin me një “Jo pra, jo” edhe më të prerë.

Dhe tani, le të bëjmë një rikthim të shkurtër te saga e fermës, sepse po flasim për të njëjtën Soni që:

na tregoi se kishte pasur një histori 2 vite e gjysmë me Florin;

tha “Mos ma shaj Florin” sapo u përmend emri i tij;

kërkoi publikisht një dron prej tij;

mori 300 dronë me mesazh në qiell;

tha “Nuk e di a jemi ndarë ndonjëherë”;

u shpreh se historia e tyre ishte “e papërmbyllur emocionalisht”;

dhe madje pyeti “A quhem më single?”

Po Flori?

Flori, sipas raportimeve të fundit, rezulton të vazhdojë të qëndrojë diskret dhe duke refuzuar çdo formë komunikimi, me çdokënd. Të bën të dyshosh për gjestin sublim të surprizës së famshme me dronë, apo jo?

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi