Showbiz

Hayden Panettiere, aktorja e “Heroes” & “Nashville”, ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare

Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga babai i saj, Skip Panettiere, i cili kërkoi privatësi për familjen gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Policia ka konfirmuar se ka ndërhyrë të dielën pas një ngjarjeje që lidhej me aktoren dhe se për rastin vijon hetimi.

Panettiere lindi më 21 gusht 1989 në Nju Jork dhe nisi karrierën në ekran që në foshnjëri. Ajo u shfaq fillimisht në reklama dhe më pas mori role në seriale televizive, përpara se të bëhej e famshme me personazhin Claire Bennet në “Heroes”.

Më vonë, ajo luajti këngëtaren Juliette Barnes në “Nashville”, rol që e konsolidoi si një prej figurave të njohura të televizionit amerikan. Në karrierën e saj përfshihen gjithashtu filma si “Remember the Titans”, “Ice Princess” dhe “Scream 4”.

Jashtë ekranit, jeta e saj ishte shoqëruar me periudha të vështira. Panettiere foli hapur për depresionin pas lindjes, varësinë nga alkooli dhe substancat, si edhe për vështirësitë që i kishte sjellë fama që në moshë shumë të vogël.

Në vitin 2014, ajo u bë nënë e një vajze, Kaya, nga lidhja me boksierin Wladimir Klitschko. Në vitin 2018, kujdestaria e vajzës kaloi te babai i saj, një vendim për të cilin aktorja foli më vonë me shumë dhimbje.

Një tjetër goditje e rëndë për të ishte vdekja e papritur e vëllait të saj të vetëm, Jansen, në vitin 2023, në moshën 28-vjeçare.

Pak muaj para vdekjes, Panettiere publikoi kujtimet e saj, ku rrëfente për betejat personale dhe krizën e identitetit që kishte përjetuar që në fëmijëri.

Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale u publikua më 27 korrik, ku shfaqej me regjisorin dhe fotografin Randall Slavin. Përkrah fotografisë ajo kishte shkruar: “Kohë të bukura dhe miq të mirë.”

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨