Showbiz

Heidi Baci flet për herë të parë për “Për’puthen”: “Nuk më pëlqen të qëndroj në zonën e rehatisë”

Heidi Baci flet për herë të parë për
Foto: Heidi Baci, "Wake up" / Top Channel

Heidi Baci është gati për një sfidë të re televizive. Këtë sezon, ajo do të moderojë “Për’puthen”, një format në të cilin publiku nuk e ka parë më parë në rolin e moderatores.

E ftuar në “Wake Up”, Heidi tregoi se e sheh këtë përvojë si një hap jashtë zonës së saj të rehatisë dhe si diçka më të vështirë që kishte ardhur momenti ta provonte.

“Ishte momenti që unë të merrja përsipër një gjë më të vështirë. Nuk më pëlqen të qëndroj në zonën e rehatisë. Kjo është dukur. Blendi e di shumë mirë. Fansat e mi janë shumë në merak. Janë të shqetësuar sepse nuk më kanë parë në një format të tillë," u shpreh ajo.

Duke folur për natyrën e programit, Heidi e përshkroi “Për’puthen” si një reality-show që synon të afrojë njerëzit dhe, me humor, shtoi: “Do martoj njerëzit. Ishte momenti që unë të martoja njerëzit.”

Moderatorja tha gjithashtu se këtë herë ndihet plotësisht gati dhe pati edhe një kërkesë për publikun: më pak paragjykime dhe më shumë hapësirë për ndjenjat.

“Ndihem plotësisht gati kësaj here. Unë nuk kam kurrë kërkesa për publikun, por po pati një kërkesë tani, është të hapin zemrën dhe të lënë ato paragjykimet që kemi, që të shijojmë ndjenjat deri në fund”, tha Heidi.