Lifestyle

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?
Foto: Pinterest

Çdo dimër, familje në mbarë botën zbukurojnë një pemë, për ta quajtur vigjiljen e festave zyrtarisht të hapur. Historia e pemëve të Krishtlindjeve daton kohë më parë, duke filluar nga përdorimi i bimëve me gjelbërim të përhershëm në Egjiptin e Lashtë dhe Romë e deri tek traditat gjermane.

Shumë kohë përpara krishtërimit, bimët dhe pemët që mbeten të gjelbra gjatë gjithë vitit kishin një kuptim të veçantë për njerëzit në dimër. Ashtu si njerëzit sot dekorojnë shtëpitë e tyre gjatë sezonit të festave, shumë popuj të lashtë varnin degë me gjelbërim të përhershëm mbi dyert dhe dritaret e tyre. Në disa vende besohej se bimët me gjelbërim të përhershëm do të mbanin larg shtrigat, fantazmat, shpirtrat e këqij dhe sëmundjet.

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?

Në hemisferën veriore, dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit bie më 21 ose 22 dhjetor dhe quhet solstici dimëror. Shumë njerëz të lashtë besonin se dielli ishte një zot dhe "sëmurej" gjatë dimrit, gjë që shpjegonte pse herë pas here ai shfaqej, pa mundur të ngrohte. Ata i mbushnin shtëpitë me bimë të gjelbra për të sjellë pranverën sa më shpejt. Degët me gjelbërim të përhershëm u kujtonin atyre të gjitha bimët e gjelbra që do të rriteshin përsëri kur perëndia e diellit të shërohej dhe vera të kthehej.

Egjiptianët e lashtë adhuronin një perëndi të quajtur Ra, që kishte kokën e një skifteri dhe mbante diellin si një disk flakërues në kurorën e tij. Në solstice, kur besohej se Ra niste të shërohej nga sëmundja, egjiptianët mbushnin shtëpitë e tyre me palma të gjelbra dhe kallamishte papirusi, të cilat simbolizonin për ta triumfin e jetës mbi vdekjen.

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?

Gjermanët ishin ata që mendohet se nisën traditën e pemës së Krishtlindjes që njohim sot. Në shekullin XVI, të krishterët çonin në shtëpi pemë të zbukuruara. Mendohet se Martin Luther, figura kryesore e Reformës Protestante të shekullit XVI, ishte i pari që shtoi qirinj të ndezur në një pemë. Sipas gojëdhënave, duke ikur në shtëpi gjatë një mbrëmjeje dimri, Martin Luther u mahnit nga yjet që vezullonin mes gjelbërimit të përhershëm. Për të “rikrijuar” skenën për familjen e tij, ai ngriti një pemë në dhomën kryesore dhe vendosi qirinj të ndezur.

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?

Me kalimin e viteve, pema e Krishtlindjeve – ose e Vitit të Ri siç njihet në Shqipëri – është kthyer në një traditë për fundvit, shpeshherë e përqafuar edhe nga jobesimtarët e krishterë.

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

The history of the Christmas tree: Why did we start putting it up?

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?
Photo: Pinterest

Every winter, families around the world decorate a tree to officially mark the start of the holiday season. The history of Christmas trees dates back a long time, from the use of evergreens in Ancient Egypt and Rome to Germanic traditions.

Long before Christianity, plants and trees that remained green year-round had a special meaning for people in the winter. Just as people today decorate their homes during the holiday season, many ancient peoples hung evergreen boughs over their doors and windows. In some places, evergreens were believed to ward off witches, ghosts, evil spirits, and disease.

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?

In the Northern Hemisphere, the shortest day and longest night of the year falls on December 21 or 22 and is called the winter solstice. Many ancient people believed that the sun was a god and would “get sick” during the winter, which explained why it would occasionally appear, unable to provide warmth. They filled their homes with green plants to bring spring as soon as possible. The evergreen branches reminded them of all the green plants that would grow again when the sun god recovered and summer returned.

The ancient Egyptians worshipped a god named Ra, who had the head of a falcon and held the sun as a flaming disk on his crown. At the solstice, when Ra was believed to begin to recover from illness, the Egyptians filled their homes with green palm trees and papyrus reeds, which symbolized for them the triumph of life over death.

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?

The Germans are thought to have started the tradition of the Christmas tree as we know it today. In the 16th century, Christians would bring decorated trees home. Martin Luther, a key figure in the 16th-century Protestant Reformation, is thought to have been the first to add lit candles to a tree. According to legend, while walking home one winter evening, Martin Luther was amazed by the stars twinkling among the evergreens. To “recreate” the scene for his family, he set up a tree in the main room and placed lit candles.

Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse nisëm ta vendosim?

Over the years, the Christmas tree – or New Year's tree as it is known in Albania – has become a year-end tradition, often embraced even by non-Christian believers.