Metropolitan

Historia e personit të vetëm që mund ta telefononte Mbretëreshën Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth II kishte një dashuri të veçantë për kuajt, një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës së saj. Por përtej kalërimit, ajo ishte veçanërisht e interesuar për mënyrën se si kuajt silleshin dhe ndërtonin marrëdhënie besimi me njerëzit.

Një nga personat me të cilët ndante këtë pasion ishte trajneri amerikan i kuajve, Monty Roberts. Marrëdhënia e tyre nisi në vitin 1989, kur Mbretëresha e ftoi Roberts në Mbretërinë e Bashkuar për të prezantuar metodat e tij të stërvitjes së kuajve.

Ajo që nisi si një marrëdhënie profesionale u shndërrua me kalimin e viteve në një miqësi të pazakontë. Roberts dhe Mbretëresha qëndruan në kontakt për më shumë se tri dekada, duke shkëmbyer qindra telefonata.

Madje, Roberts ishte një nga të paktët persona që mund ta telefononin Mbretëreshën dhe të merrnin një përgjigje edhe në momente kur ajo ishte e angazhuar me detyra zyrtare.

Në një intervistë të vitit 2023, Roberts tregoi një episod që, sipas tij, e përshkruante më së miri marrëdhënien e veçantë që kishte krijuar me Mbretëreshën.

Një ditë, ai telefonoi në pallat dhe kërkoi të fliste me të. Një anëtar i stafit i tha se Mbretëresha ishte në një takim me politikanë nga Irlanda e Veriut.

Roberts vendosi të telefononte një ditë tjetër. Por vetëm pak çaste më vonë, dëgjoi zërin e njohur në anën tjetër të telefonit.

“Monty, çfarë po bën?”, i tha Mbretëresha.

I habitur, Roberts i kujtoi se sapo i kishin thënë se ajo ndodhej në një takim. Por përgjigjja e saj ishte tipike për marrëdhënien e tyre.

“Doja një rrugëdalje nga ai takim, kështu që tani jam në një dhomë tjetër duke folur me ty”, i kishte thënë ajo.

Sipas Roberts, kjo ishte e vetmja herë në 33 vite që ai mund të thoshte se Mbretëresha nuk i ishte përgjigjur menjëherë telefonatës së tij.

 

Përmes metodave të tij të trajnimit, Roberts e ndihmoi Mbretëreshën të kuptonte më mirë sjelljen e kuajve dhe të ndërtonte një marrëdhënie të bazuar në besim, në vend të frikës apo detyrimit.

“Një kalë nuk mund ta mashtrosh. Ajo më besoi dhe, Zot, unë do të preferoja të vdisja sesa ta mashtroja në çfarëdo mënyre”, kishte deklaruar ai.

Ishte gjithashtu Mbretëresha ajo që e inkurajoi Roberts të ndante më gjerësisht metodat e tij me publikun. “Dua që bota ta dijë se çfarë bën ti”, i kishte thënë ajo, duke e nxitur të shkruante një libër dhe të udhëtonte nëpër Mbretërinë e Bashkuar për të prezantuar mënyrën e tij të trajnimit.

Ndikimi i Roberts nuk u kufizua vetëm te Mbretëresha Elizabeth. Metodat e tij prekën edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Ai kujtonte veçanërisht një moment me nënën e Mbretëreshës Elizabeth, e cila e kishte parë duke stërvitur kuaj të vegjël në Kështjellën Windsor.

“Ajo erdhi tek unë me lot në sy dhe tha: ‘Kjo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time’”, tregoi Roberts.

Monty Roberts ndërroi jetë më 31 korrik 2026, në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në botën e kuajve dhe një histori miqësie me Mbretëreshën Elizabeth që zgjati për më shumë se 30 vjet.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨