Showbiz

Historia e vërtetë pas “Jolene”: Kënga e Dolly Parton që lindi nga xhelozia

Në vitin 1973, Dolly Parton publikoi “Jolene”, një këngë që do të shndërrohej në një nga hitet më ikonike të karrierës së saj dhe një prej këngëve më të njohura në historinë e muzikës country.

Me një tekst emocional, Parton rrëfen historinë e një gruaje që i lutet një tjetër gruaje të bukur dhe joshëse të mos ia marrë burrin. Por pas historisë së “Jolene” fshihet një episod real nga jeta e këngëtares.

Dolly Parton ka treguar se frymëzimi për këngën erdhi nga dy histori të ndryshme. E para lidhej me një vajzë të vogël që ajo takoi pas një koncerti. Vajza, rreth 8 vjeçe, kishte flokë të kuq, sy të gjelbër dhe një emër që i mbeti në mendje këngëtares.

“Një natë, isha në skenë dhe aty ishte kjo vajzë e vogël, e bukur. Ajo kishte flokë të kuq të bukur, lëkurë të bukur, sy të bukur të gjelbër dhe po më shikonte, duke mbajtur një autograf. E pyeta: ‘Si quhesh?’ Dhe ajo tha: ‘Jolene’. I thashë: ‘Jolene, Jolene, Jolene… kjo është e bukur. Tingëllon si një këngë. Do të shkruaj një këngë për të’”, ka rrëfyer Parton për NPR.

Por frymëzimi i dytë ishte shumë më personal.

Në vitet e para të martesës me Carl Dean, Parton kishte vënë re se bashkëshorti i saj kalonte shpesh në një bankë, ku punonte një grua flokëkuqe që, sipas këngëtares, kishte një pëlqim për të.

Situata nuk shkoi më tej, por mjaftoi për të nxitur xhelozinë e Parton dhe, më vonë, për t’u shndërruar në një prej këngëve më të famshme të saj.

“Kënga ishte e bazuar në pak histori të vërtetë. E shkrova vite më parë kur im shoq po kalonte pak më shumë kohë me një vajzë sesa mendoja se duhej”, ka rrëfyer Parton në vitin 2014.

Ajo ka treguar gjithashtu me humor se Dean e kishte kthyer bankën në një destinacion të shpeshtë, pasi punonjësja i kushtonte shumë vëmendje.

“Ishte një lloj shakaje mes nesh dhe i thashë: ‘Dreqi ta marrë, ti kalon shumë kohë në bankë. Nuk mendoj se kemi aq shumë para’”, kujtoi Parton në një intervistë për NPR në vitin 2008.

Megjithatë, historia e “Jolene” nuk ishte thjesht një moment xhelozie. Ajo u shndërrua në art dhe në një këngë që, më shumë se pesë dekada pas publikimit, vazhdon të interpretohet dhe të dëgjohet në të gjithë botën.

Humbja e Carl Dean

Historia e këngës mori një tjetër dimension pas humbjes së bashkëshortit të Dolly Parton.

Carl Dean ndërroi jetë më 3 mars 2025, në moshën 82-vjeçare, pas gati gjashtë dekadash martesë me këngëtaren. Ndryshe nga Parton, Dean preferoi gjithmonë të qëndronte larg vëmendjes së publikut dhe jetës së showbiz-it.

Pas vdekjes së tij, Parton e përshkroi Dean si dashurinë e saj të vërtetë dhe mbështetësin më të madh.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që ndamë gjatë viteve. Carl ishte mbështetësi im më i madh dhe dashuria ime e vërtetë. Ai do të jetojë në zemrën time dhe në këngët e mia”, shkroi ajo.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron edhe një nga arsyet pse “Jolene” vazhdon të jetë kaq e fuqishme,  pas historisë së një gruaje që lutet të mos humbasë dashurinë e saj, fshihet një pjesë e historisë së vetë Dolly Parton.

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.