News

Holanda miraton eutanazinë për fëmijët nga mosha 1-12 vjeç

Holanda miraton eutanazinë për fëmijët nga mosha 1-12
Alex Linch/Alamy

Holanda ka zgjeruar fashën moshore për aplikimin e eutanazisë te fëmijët, duke mundësuar që mjekët të ndihmojnë në eutanazinë* e fëmijëve nga mosha 1-12 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme. Më parë, ligji zbatohej për foshnjat, deri në ditëlindjen e tyre të parë dhe për fëmijët mbi 12 vjeç. 

Eutanazia - njihet që në lashtësi dhe në thelb nënkupton një vdekje të lehtë dhe pa dhimbje për të sëmurët të cilët nuk kanë shpresë për t’u shëruar apo janë në gjendje terminale. Mund të kryhet me vullnetin e lirë të pacientit, ose në rastet kur pacienti s’është i vetëdijshëm. Për këtë, duhet kërkesa, aprovimi dhe nënshkrimi i familjarëve.

Rregulli i ri do të zbatohet për një numër që varion nga 5-10 fëmijë në vit, me qëllim që t'u japë fund vuajtjeve të padurueshme nga sëmundja, në rastet kur nuk ekziston asnjë shpresë për përmirësim. 

“Eutanazia për këtë grup është alternativa e vetme e arsyeshme ndaj vuajtjeve të padurueshme dhe të pashpresë për fëmijët”, u shpreh qeveria holandeze në një deklaratë.

Holanda u bë vendi i parë në botë që miratoi eutanazinë në kushte strikte në vitin 2002 dhe të gjitha rastet duhet të raportoheshin në bordin e rishikimit mjekësore. Siç e thamë edhe më sipër, ligji parashikonte mundësinë e eutanazisë për foshnjat me sëmundje të pashërueshme, deri në ditëlindjen e tyre të parë dhe për fëmijët mbi 12 vjeç.

Vitin e kaluar, vetëm një rast i një të mituri është raportuar në bordin e shqyrtimit. Por, tashmë, të gjithë fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe nuk kanë shpresë për kurim dhe shpëtim, mund të asistohen në eutanazi.

Ky shtet nuk është i pari në botë që lejon ndihmën e mjekëve në eutanazi, për fëmijët e të gjitha moshave. Belgjika e ka bërë miratuar ligjin që në vitin 2014.

Burimi: BBC

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

The Netherlands approves the euthanasia of children aged 1-12

Holanda miraton eutanazinë për fëmijët nga mosha 1-12
Alex Lynch/Alamy

The Netherlands has extended the age range for the application of euthanasia to children, enabling doctors to assist in the euthanasia* of children aged 1-12 who suffer from serious and incurable illnesses.

Euthanasia - has been known since ancient times and basically means an easy and painless death for the sick who have no hope of recovery or are in a terminal condition. It can be performed with the free will of the patient, or in cases where the patient is not conscious. For this, the request, approval and signature of the family members is required.

The new rule will apply to a number ranging from 5-10 children per year, with the aim of ending the unbearable suffering from the disease, in cases where there is no hope of improvement. 

"Euthanasia for this group is the only reasonable alternative to unbearable and hopeless suffering for children," the Dutch government said in a statement.

The Netherlands became the first country in the world to approve euthanasia under strict conditions in 2002, and all cases must be reported to a medical review board. The law provided for the possibility of euthanasia for terminally ill babies up to their first birthday and for children over 12 years old.

Last year, only one case of a minor was reported to the review board. But, now, all children who suffer from serious diseases and have no hope of cure and salvation, can be assisted in euthanasia.

This country is not the first in the world to allow physician-assisted euthanasia for children of all ages. Belgium has passed the law since 2014.