

Në punë ka shumë ngarkesë dhe po ushtrohet presion mbi ty që t’i përfundosh projektet përpara pushimeve të fundvitit. Ka qenë e vështirë të punosh në një atmosferë të tillë dhe drejtuesit së shpejti do ta kuptojnë se presioni ndaj teje dhe pjesëtarëve të tjerë të ekipit vetëm sa i përkeqëson gjërat. Bëj çmos të përqendrohesh te puna që ke përpara dhe vazhdo të kërkosh pika të dobëta që mund t’i rregullosh për të parandaluar një krizë.
Afërdita do të jetë në prapavijë nga 3 tetori deri më 13 nëntor. Zakonisht kjo nuk është periudha më e mirë për të dalë e për t’u shoqëruar, ndaj mund të dëshirosh të pakësosh takimet me miqtë dhe, nëse je beqar/e, të presësh për ditë më të mira për të njohur një interes të ri romantik. Në vend të kësaj, ka shumë gjëra që mund të bësh në shtëpi. Ana pozitive është se Afërdita do t’i rikthehet lëvizjes së zakonshme në kohë për festat e fundvitit që po afrohen, ndaj gëzohu për këtë: fundi i nëntorit dhe dhjetori do të jenë periudha më e mirë për të dalë.
Afërdita do të jetë në prapavijë në Akrep dhe më pas do të rikthehet në Peshore, shenjën që ajo sundon. Për këtë arsye, gjatë kësaj periudhe shtyji trajtimet dermatologjike, ndërhyrjet estetike dentare apo çdo procedurë tjetër të kushtueshme që lidhet me pamjen tënde. Nëse dëshiron të blesh produkte të shtrenjta bukurie që nuk i ke përdorur më parë, bliji tani, në fillim të tetorit, ose prit deri pas 13 nëntorit për të krijuar një pamje të re festive.
Ajo që të ndihmon më shumë këtë muaj është fakti se sunduesi yt, Marsi, do të jetë në Luan, në pjesën më të këndshme të hartës sate astrologjike, shtëpinë e pestë të romancës, argëtimit dhe kohës së lirë. Marsi hyri për herë të parë në Luan muajin e kaluar, më 27 shtator, dhe do të qëndrojë aty deri më 26 nëntor. Sigurisht, Afërdita do të jetë në prapavijë gjatë një pjese të qëndrimit të Marsit në këtë shenjë, duke krijuar disa ndikime të kundërta. Prandaj, nëse ndihesh i/e hutuar, ki parasysh se një jetë shoqërore shumë më e gjallë të pret muajin e ardhshëm, gjatë pjesës së dytë të nëntorit. Nëse ke kohë që po takohesh me dikë, por vazhdon të lëkundesh, pa qenë i/e sigurt nëse ky person është i/e duhuri/a për ty, prit deri pas 13 nëntorit për të marrë një vendim përfundimtar rreth marrëdhënies.
Do të ketë disa ditë të shkëlqyera dhe disa përjashtime nga rregulli. Një nga ditët më të mira të këtij muaji do të jetë e mërkura, 7 tetor, kur Marsi do të formojë një kënd të favorshëm me Uranin në Binjakë. Kjo do të lidhë sektorin tënd të tretë të udhëtimeve të shkurtra, ku ndodhet Urani, me shtëpinë tënde të pestë të krijimtarisë dhe argëtimit, ku ndodhet Marsi. Nëse po punon për një projekt krijues, 7 tetori do të jetë dita më e mirë për të organizuar një takim ballë për ballë me klientin tënd, për t’i treguar përparimin e bërë dhe për të marrë miratimin e tij. Mund të befasohesh këndshëm nga reagimi i klientit.
Hëna e re në Peshore më 10 tetor do të ketë një ton serioz, sepse Saturni do të jetë përballë Diellit dhe Hënës së re. Mund të jesh duke i bërë një premtim të rëndësishëm një personi tjetër, në dashuri ose në biznes. Saturni do të të bëjë praktik/e dhe të qartë për hapin serioz që po përgatitesh të ndërmarrësh.
Nëse po i bën një premtim personit që do, sunduesi yt, Marsi, do të të ndihmojë. Marsi do të jetë në Luan dhe do të krijojë një lidhje me Hënën e re dhe Diellin në Peshore, shenjën e martesës. Marsi do të jetë ende në gjendje të ketë një efekt pozitiv. Çiftet do të kenë një avantazh ndaj Dashëve beqarë dhe mund të zgjedhin një objektiv të ri për të cilin do të punojnë së bashku me partnerin/en.
Në fillim të muajit, përpiqu të përfundosh sa më shumë gjëra nga lista e detyrave. Jo vetëm që Afërdita është në prag të lëvizjes në prapavijë, nga 3 tetori deri më 13 nëntor, por edhe Mërkuri do të nisë së shpejti lëvizjen në prapavijë, nga 24 tetori deri më 13 nëntor. Të dy planetët do të rikthehen në lëvizje të drejtpërdrejtë në të njëjtën ditë. Mërkuri do t’i ngadalësojë gjërat, ndaj do të të duhet të jesh i/e organizuar dhe të kesh parasysh se Ligji i Mërfit do të jetë në fuqi. Kushtoju vëmendje detajeve. Ligji i Mërfit thotë se nëse diçka mund të shkojë keq, atëherë do të shkojë keq.
Përpara se të hysh në periudhën e Mërkurit në prapavijë, ke dy ditë të shkëlqyera përpara, të cilat mund të të lejojnë të jesh jashtëzakonisht produktiv/e.
E para vjen të enjten, më 15 tetor, kur Jupiteri do të jetë në një pozicion shumë të favorshëm ndaj Diellit. Kjo do të jetë një ditë me katër yje, kur gjërat do të funksionojnë në favorin tënd. Mund të rezultojë edhe si dita më me fat e muajit.
Dita e dytë do të vijë të nesërmen, të premten, më 16 tetor, kur Marsi do të jetë në një pozicion të përsosur me Saturnin. Veprimet që ndërmerr tani mund të sjellin përfitime afatgjata në këtë ditë jashtëzakonisht pozitive.
Hëna e plotë në Dem do të shfaqet më 26 tetor dhe do të ndriçojë shtëpinë tënde të dytë financiare, atë të pagës dhe të të ardhurave. Do të merresh me pagesën e faturave dhe mund të përfundosh disa marrëveshje financiare. Afërdita sundon Demin dhe gjatë kësaj periudhe do të jetë në një pozicion të pafavorshëm, ndaj paratë që të janë premtuar, si një rritje page ose një investim në biznesin tënd, mund të vonohen ose të anulohen për momentin.
Nëse dëshiron të kërkosh rritje page, do të duhet të presësh për ditë më të mira. Plutoni do të jetë në një pozicion të vështirë dhe do të ushtrojë presion të njëjtë mbi Diellin në Akrep dhe Hënën e plotë në Dem. Mund të ndihesh sikur e meriton një bonus ose kushte më të mira pune, por me Plutonin që po mban një qëndrim të ashpër, do të ishte më mirë të presësh për një moment më të përshtatshëm.
Afërdita sundon shtëpinë tënde të dytë financiare dhe, duke qenë se ajo do të jetë në prapavijë, ky është një tjetër tregues se duhet të presësh. Kije parasysh: “Jo tani” nuk do të thotë “kurrë”.

Duket se ke shumë gjëra për të menaxhuar në fusha të ndryshme të jetës. Për shembull, jeta në shtëpi është mjaft e ngarkuar, ndaj mund të jesh duke bërë ndonjë riparim të madh ose punime mirëmbajtjeje për ta përgatitur shtëpinë për festat që po afrohen. Nëse nuk po merresh me përmirësime të mëdha apo të vogla në shtëpi ose në ndonjë pronë tjetër, atëherë mund të jesh i/e përqendruar te prindërit ose një familjar tjetër që ka nevojë për kujdesin dhe mbështetjen tënde.
Marsi hyri për herë të parë në shtëpinë tënde të katërt astrologjike, atë të shtëpisë, pronës dhe familjes, më 27 shtator dhe do të qëndrojë aty deri më 25 nëntor. Më 7 tetor, Marsi do të krijojë një aspekt të favorshëm me Uranin, një ditë kur mund të gjesh zgjidhjen ideale për shtëpinë, nëse po merresh me arredimin e saj, ose përgjigjen e duhur për të ndihmuar një familjar. Përgjigjja mund të vijë papritur. Më 15 tetor, Jupiteri do të jetë në një pozicion shumë të favorshëm ndaj Diellit, duke të të ndihmuar sërish të gjesh shtesat e duhura për shtëpinë. Nëse të duhen para për të realizuar planin tënd, kjo është dita e përshtatshme për të dorëzuar kërkesën për një kredi bankare, pasi mund të kesh një avantazh të favorshëm.
Megjithatë, ky muaj nuk do të ecë me ritëm të shpejtë, sepse sunduesja jote, Afërdita, do të nisë lëvizjen në prapavijë në Akrep dhe së shpejti do të rikthehet në Peshore. Afërdita do të jetë në prapavijë nga 3 tetori deri më 13 nëntor.
Afërdita sundon dashurinë, argëtimin dhe bukurinë, ndaj ky është një muaj kur është më mirë t’i shtysh trajtimet e kushtueshme, si vizitat te dermatologu ose kirurgu plastik për të ndryshuar pamjen. Mund të shkosh te parukierja për të shkurtuar flokët dhe për mirëmbajtjen e zakonshme, por shmang ndryshimet drastike në stil ose në ngjyrën e flokëve.
Nëse je beqar/e dhe shpreson të njohësh një njeri të ri, do të ishte më mirë të presësh deri pasi Afërdita të nisë sërish lëvizjen e drejtpërdrejtë, më 13 nëntor. Shiko anën pozitive: festat më të rëndësishme vijnë në fund të vitit, kur ti do t’i kesh përfunduar detyrat më të rëndësishme dhe Afërdita nuk do të jetë më në prapavijë.
Njohja me dikë tani, ndërsa Afërdita është në prapavijë, nuk duket se favorizon krijimin e një lidhjeje romantike të qëndrueshme dhe të sinqertë. Afërdita nuk kalon në prapavijë aq shpesh - vetëm çdo 18 muaj, për rreth 41 ditë - por duke qenë se ti sundohesh prej saj, mund të vëresh se përparimi do të jetë i ngadaltë këtë muaj. Dhe kjo mund të jetë në rregull për ty, sepse herët a vonë do të kuptosh se vonesat mund të jenë në të mirën tënde.
Më vonë, më 24 tetor, edhe Mërkuri do të nisë lëvizjen në prapavijë në Akrep, duke ndikuar te partneritetet e tua në dashuri dhe në biznes, dhe do të rikthehet në lëvizje të drejtpërdrejtë më 13 nëntor, në të njëjtën ditë me Afërditën. Gjatë këtyre lëvizjeve në prapavijë, mos nënshkruaj dokumente të rëndësishme. Kjo do të jetë një periudhë për të vendosur nëse një projekt ose marrëdhënie ka nevojë për më shumë vëmendje dhe, nëse po, për të përcaktuar saktësisht hapat që duhet të ndërmarrësh.
Për herë të parë pas vitesh, Mërkuri, planeti që lidhet me tregtinë, nuk do të jetë në prapavijë gjatë pjesës më të madhe të sezonit të blerjeve për festa, pasi këtë vit të gjithë po përjetojmë periudhën e lëvizjeve në prapavijë nga tetori deri në mesin e nëntorit. Kjo do të thotë se planetët do ta kenë përfunduar këtë fazë dhe do të jenë në lëvizje të drejtpërdrejtë gjatë periudhës kryesore të blerjeve për festa. Nëse bën blerjet pas 13 nëntorit, ka më shumë gjasa që miqtë dhe familjarët e tu t’i pëlqejnë dhuratat që do të zgjedhësh këtë vit.
Ndërkohë, gjërat mund të jenë duke marrë formë në shtëpi dhe puna jote gjithashtu pritet të bëhet më intensive. Hëna e re do të shfaqet në Peshore dhe do të ndriçojë shtëpinë tënde të gjashtë astrologjike, atë të detyrave të punës, më 10 tetor. Saturni do të jetë përballë si me hënën e re, ashtu edhe me Diellin, ndaj puna do të jetë e ngarkuar dhe mund të të duhet të punosh më shumë gjatë javëve në vijim. Shiko nëse mund të marrësh dikë për ndihmë, pasi edhe një asistencë e përkohshme do të bënte ndryshim. Në momentin e hënës së re, më 10 tetor, Urani dhe Plutoni do të jenë në një aspekt të favorshëm me njëri-tjetrin, gjë që mund të sjellë një lajm të papritur që mund të rrisë të ardhurat e tua.
Hëna e plotë e 26 tetorit do të jetë e rëndësishme për ty, pasi do të ndodhë në Dem. Kjo hënë e plotë do të të ndihmojë të qartësosh mendimet për një çështje të rëndësishme me të cilën je përballur kohët e fundit. Me dy planetë të rëndësishëm në lëvizje të prapavijës - sunduesen tënde, Afërditën, dhe planetin e komunikimit, Mërkurin - do të reflektosh mbi muajt e kaluar dhe do të shohësh nëse duhet të bësh ndonjë ndryshim në një marrëdhënie të afërt personale ose profesionale.
Mund të ndjesh se ke nevojë të bësh një ndryshim tërësor dhe çështjet financiare do të jenë pjesë e vendimit tënd. Veprimet që do të ndërmarrësh tani do të kërkojnë planifikim. Mund të të duhet të largohesh gradualisht, duke hedhur hapa të vegjël tani dhe, ndoshta, ta mbyllësh plotësisht këtë kapitull më vonë.
Nëse, nga ana tjetër, je i/e lumtur me situatën ku ndodhesh, mund të ndodhë e kundërta: mund të fillosh të planifikosh fejesën për festat e fundvitit dhe martesën pranë ditëlindjes tënde.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.