Ditët në vijim sjellin më shumë reflektim dhe më pak dramë. Disa shenja do të zbulojnë se qetësia është arma e tyre më e fortë, të tjerat do të mësojnë të vendosin kufij, ndërsa disa do të ndihen gati të flasin hapur për atë që i shqetëson. Yjet të ftojnë të zgjedhësh mendimin e kthjellët mbi mendimet e nxituara.
Dashi
Herë pas here je i zhurmshëm dhe mburresh shumë. Por ditët në vijim do të shkëmbejnë këtë sjellje me një gjendje më të përmbajtur. Do të zëvendësosh dramat me qetësi dhe nxitimin me mendim. Të rrish në “korsinë” tënde do të duket e vështirë, por do të të pëlqejë qetësia që vjen me të.
Demi
Përqendrimi në një detyrë të vetme është mënyra e duhur për t’i përfunduar të gjitha gjërat që ke në listë. Me mendjen që të vrapon shpejt, mos merr përsipër më shumë seç mund të përballosh. Ruaj kufijtë e tu dhe mos u lodh kot. Pasi t’i zgjidhësh gjërat kryesore, do të ndihesh më i lehtësuar.
Binjakët
Të vraposh gjithë ditën është rraskapitëse, sidomos kur detyrat po shumohen. Në fakt, ke nevojë për pak kohë me veten për të ikur nga zhurma dhe rrëmuja. Vizito familjen ose shko diku ku askush s’të gjen - largohu nga rrjetet dhe puna që të tërheqin shumë energji.
Gaforrja
Etja për një përgjigje nga personi që të pëlqen (apo nga ish-i) nuk të ndihmon ta afrosh. Për ta tërhequr vëmendjen dhe dashurinë që kërkon, lëri pa përgjigje. Sa më pak të reagosh, aq më shumë ndikim do të kesh. Ata nuk do ta durojnë kur ti të kthesh lojën në favorin tënd.
Luani
Edhe pse po përpiqesh të fshehësh xhelozinë, s’është aq e lehtë. Asnjë “maskë” nuk i fsheh dot ndjenjat e tua. E vetmja mënyrë për t’i përballuar është t’i pranosh, si me veten ashtu edhe me të tjerët. Sinqeriteti mbetet politika më e mirë.
Virgjëresha
Me ditëlindjen që po afron, planet për festën të japin gëzim. Çështja e vetme është lista e të ftuarve - mes atyre të “mirëve” dhe të “këqijve”. Një përzierje e të dyve mund ta kthejë festën në diçka pikante dhe të paharrueshme. Ty të mbetet vetëm të zgjedhësh temën.
Peshorja
Gjithmonë je gati për argëtim, por duhet të vësh një kufi. Puna të kërkon 100% të energjisë, prandaj shijo një apo dy kokteje dhe lëri gotat e forta për fundjavë. Gjumi është çelësi që të dukesh mirë dhe të ndihesh edhe më mirë.
Akrepi
Planet për një festë të madhe fundvere me miqtë dhe familjen nuk po ecin siç prisje. Ti do diçka madhështore, ndërsa të tjerët preferojnë qetësi. Kujtohu: ti vendos rregullat. Mund të shërbeni ushqim të shijshëm edhe me rroba banje - je ti në krye të lojës.
Shigjetari
Problemet e punës po të ndjekin edhe në jetën personale, sepse je duke treguar dhe ekzagjeruar ngjarjet nga të dyja botët. Mbaj kufij të qartë mes tyre, përndryshe do të ndihesh i detyruar të sqarosh gjëra që s’ke pse.
Bricjapi
Pavarësia nuk do të thotë të jesh gjithmonë i fortë, sidomos kur je i trishtuar. Nëse ke nevojë për ngrohtësi, fto një mik të afërt për një “sleepover” si në adoleshencë. Bisedat, picat dhe filmat romantikë do të të ngrejnë humorin.
Ujori
Sado të duash, nuk është puna jote të justifikosh sjelljet e të tjerëve. Në vend që të arsyetosh ndjenjat e tyre, prano të tuat. Askush s’duhet të të bëjë të dyshosh te e vërteta. Mos lejo askënd të të shuajë dritën apo të të prishë qetësinë.
Peshqit
Mungesa e qëndrueshmërisë në marrëdhënie po të rëndon. Yjet të nxisin të flasësh hapur. Nëse ke diçka që të shqetëson për drejtimin e lidhjes, shprehe. Vetëm kështu krijohet një lidhje më e shëndetshme.