Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën
Reploglobes

Një javë e fortë po vjen! Më 6 tetor, Mërkuri futet në Akrep, duke na nxitur të hulumtojmë më thellë në çështje të ndryshme. Super Hëna e plotë në Dash ndriçon qiellin po atë ditë, duke na dhënë një shtysë pasioni.
 
Të nesërmen, Mërkuri formon një katror me Plutonin në prapavijë në Ujor, gjë që mund të na nxisë të përballemi me ata që përpiqen të na nënvlerësojnë apo të na manipulojnë. Më 8 tetor, lidhja mes Afërditës në Virgjëreshë dhe Jupiterit në Gaforre na ndihmon të dëgjohemi dhe të vihemi re. Megjithatë, më 11 tetor, Afërdita përballet me Saturnin në prapavijë te Peshqit, duke na bërë të ndiejmë sikur po na kufizohet shprehja e vetes. Ritmi vazhdon… deri javën tjetër!
 
Dashi
 
Dëshiron një rritje rroge dhe ke punuar fort për të, por sapo një koleg të marrë vesh për këtë, ai mund të veprojë pas shpinës tënde dhe të kërkojë i pari më shumë para. Ki kujdes me kë ndan informacion të brendshëm, që të jesh ti në vijën e parë dhe askush të mos të të presë rrugën.
 
Demi
 
Një situatë me një klient në punë po tensionohet, sepse ai nuk të jep meritat që të takojnë për punën e bërë. Para se të shpërthesh, merr frymë thellë dhe përmend të gjitha arritjet që ke bërë për punën tënde. Në fund, ata do të kërkojnë falje dhe do të të duartrokasin.
 
Binjakët
 
Fatkeqësisht këtë javë ndihesh pa energji dhe s’ke aspak dëshirë të dalësh. Zgjidh një natë për të parë filma vjeshte, vish pizhamet dhe çlodhu. Lëre telefonin në “Do Not Disturb” për qetësinë tënde mendore.
 
Gaforrja
 
Të shprehësh ndjenjat në mënyrë të butë, pa lënduar të tjerët do të jetë sfiduese. Jo sepse nuk ndjen dashuri, por sepse për një herë po përpiqesh të jesh direkt për të arritur rezultate. Kujdes me tonin, si në mesazhe ashtu edhe në jetën reale, pasi mund të prekësh ndenjat e të tjerëve pa dashje.
 
Luani
 
Të gjithë kanë diçka për të thënë për “situationship”-in tënd, por asnjë këshillë s’është e vlefshme. Para se të marrësh seriozisht mendimet e tyre të padëshiruara, vendos kufij dhe trego se mund t’i zgjidhësh vetë gjërat. Sinqerisht, s’të duhen projektime emocionale që të prishin punë në dashuri.
 
Virgjëresha
 
Mirë se erdhe në fazën tënde të zbulimit! Ditët në vijim mund të mos jenë të lehta për egon tënde, por do të zbulojnë versionin tënd më të vërtetë. Do të reflektosh, do të ndryshosh, dhe do të vendosësh kufij që pasqyrojnë nevojat dhe dëshirat e tua. Do ketë momente tensioni, por edhe të bukura. Ti mund t’ia dalësh!
 
Peshorja
 
Si zakonisht, dashuria të pushton mendjen. Por këtë herë je fiksuar pas kujtimeve të së kaluarës. Mendimi i vazhdueshëm për një moment të shkuar vetëm të dëmton. Përqendrohu te njerëzit dhe energjitë pozitive për të dalë nga kjo ndjesi e mërzitshme.
 
Akrepi
 
Fjalët dhe veprimet e tua janë po aq të forta! Njerëzit më mirë të merren me punët e tyre nëse s’duan të përballen me ty. Nëse jo, paralajmëroji! Je në pozicion mbrojtjeje, prandaj thuaju të tjerëve të kenë kujdes: një Akrep i irrituar nuk është kurrë njeriu i duhur për t’u sfiduar!
 
Shigjetari
 
Përqafo lirinë tënde duke mos lejuar askënd të të kontrollojë. Nëse duhet të kërkosh një nder, bëje të qartë që s’po luan lojëra dhe nuk do të jesh borxhli. Miqtë e vërtetë ndihmojnë nga dashamirësia, jo për interes.
 
Bricjapi
 
Shokët dhe kolegët po të kërkojnë shumë në një moment kur s’mund të japësh më shumë energji. Kujdesu për veten dhe vendose veten të parën. Jeta është si një shfaqje ku ti je në qendër dhe po përpiqesh t’i mbash të gjitha në ekuilibër. Kujdesu për veten, Bricjap!
 
Ujori
 
Je në një udhëkryq midis besimit te personi që pëlqen dhe dyshimit ndaj tij. Nuk është se ai po bën diçka për të të shkaktuar pasiguri, por po lejon përvojat e së kaluarës të ndikojnë në emocionet e tua. Mënyra më e mirë është të ecësh përpara, të fshish gjithçka dhe të fillosh nga e para.
 
Peshqit
 
Është e rëndësishme t’u japësh hapësirë njerëzve, sidomos kur një lidhje është në fazat e para. Mos i dërgo shumë mesazhe që mund të ngjallin konfuzion. Nëse do të lidhesh më thellë me të, ruaj këtë dëshirë për momente intime. Një bisedë e sinqertë mund të bëjë mrekulli.

 

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson