
Këtë javë, Afërdita, planeti i dashurisë dhe marrëdhënieve, po bën sprintin e fundit në shenjën e Bricjapit. Kjo energji na ndihmon të sjellim harmoni në jetën profesionale.
Është një periudhë shumë e mirë për t'i bërë përshtypje një shefi, një figure të rëndësishme ose për të nisur një projekt të ri. Nëse jeni pa punë, përpjekjet këtë javë dhe javën tjetër mund t’ju hapin dyer. Afërdita në Bricjap është praktikw, tradicionale dhe e përqendruar te lidhjet afatgjata. Ajo do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 17 janar, ndaj shfrytëzojeni energjinë e saj sa të mundeni.
Sa i përket klimës kozmike, 14 janari ndihmon të mendoni jashtë kornizave dhe ju mbush me energji pozitive, por gjithashtu favorizon planet dhe premtimet afatgjata në biznes, financa apo marrëdhënie.
15 janari mund të sjellë më shumë spontanitet, takime interesante dhe mundësi romantike. 17 janari është veçanërisht aktiv, duke nxitur lidhje shpirtërore, flirt dhe sukses përmes ideve të reja. Mos e lini këtë energji të bukur të shkojë dëm!
Dashi
Gjatë javëve të fundit, jeta juaj profesionale ka pasur një shkëlqim të veçantë, Dash. Madje, mund të keni marrë shumë vlerësime, duartrokitje, mundësi, komplimente apo edhe shpërblime konkrete. Kjo është një javë shumë e favorshme për të prezantuar ide para shefave ose figurave me ndikim. Nëse jeni në një njohje romantike, duket se këto ditë kanë qenë më të mirat për marrëdhënien tuaj.
Demi
Gjatë javëve të fundit, keni ndier nevojën të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të gjeni kënaqësi tek "e panjohura", Dem, qoftë te njerëz, vende, ide apo përvoja që nuk janë pjesë e rutinës suaj të zakonshme. Përqafimi i këtij udhëtimi mund t’ju sjellë kënaqësi të madhe tani dhe gjatë gjithë javës, ndaj dilni dhe zbuloni.
Binjakët
Intimiteti dhe sensualiteti janë në fokus këtë javë, Binjakë. Dëshira për t’u bashkuar dhe për t’u afruar po ju thërret! Edhe pse kjo ndikon më shumë te çiftet se sa te beqarët, është një kohë e përkryer për të kaluar kohë me partnerin dhe për t’i lejuar trupat dhe shpirtrat tuaj të afrohen edhe më shumë. Nga ana tjetër, çiftet mund të vënë re një rritje të të ardhurave të partnerit, qoftë përmes një page më të lartë apo një bonusi.
Gaforrja
Të gjitha çështjet e lidhjeve kanë qenë mjaft të ëmbla javët e fundit, Gaforre. Kjo mund t’ju ndikojë personalisht, profesionalisht apo edhe në bashkëpunime. Në fakt, kërkimi i një nderi nga dikush me rëndësi mund të shkojë jashtëzakonisht mirë në këtë periudhë, pasi njerëzit kanë më shumë gjasa t’ju ndihmojnë se zakonisht. Nëse jeni beqar, kërkoni dikë me potencial për një marrëdhënie afatgjatë.
Luani
Që nga fillimi i vitit, Luan, e keni shijuar rutinën dhe përgjegjësitë tuaja. Balanca midis punës dhe jetës personale ka qenë më e këndshme aq sa i keni shijuar edhe disa momente argëtimi krah kolegëve. Nëse këto kohë po kërkoni të fitoni klientë të rinj ose të përmirësoni raportin punë–jetë, kjo është java e duhur për ta arritur.
Virgjëresha
Dëshirat e zemrës suaj kanë pulsuar brenda jush gjatë javëve të fundit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Në të vërtetë, personat beqarë mund të kenë pak më shumë fat kur bëhet fjalë për takime ose dashuri, ndërsa çiftet mund të afrohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. Arti dhe pasionet ju sjellin kënaqësi, ndaj përqëndohuni tek këto fusha, në vend që të merreni vetem me punë.
Peshorja
Muajin e fundit, keni pasur një energji të veçantë dhe të bukur që lidhet me shtëpinë e familjen. Ka pasur kënaqësi, lumturi dhe ndërveprime të ëmbla. Megjithatë, nëse ka pasur ndonjë tension të mbetur nga festat, kjo javë mund t’ju shërbejë për ta zbutur atë.
Akrepi
Javët e fundit keni qenë tërheqës, flirtues, joshës dhe kjo energji do të vazhdojë edhe për pak kohë. Fjalët dhe idetë tuaja janë magjepsëse për të tjerët. Përdorini si një fuqi sekrete. Megjithatë, mund të keni vënë re se jeta juaj shoqërore ose mundësitë për të udhëtuar kanë qenë më të pranishme, kështu që përqendrohuni edhe te to.
Shigjetari
Në javët e fundit keni pasur fat me paratë, madje keni arritur të tërhiqni rreth vetes plot dhurata e gjëra të reja. Edhe pse sezoni juaj i datëlindjes ka kaluar pothuajse një muaj më parë, duket sikur ende bekimet e universit janë mbi ju. Ky është momenti i duhur për të menduar edhe mënyra të tjera për të rritur të ardhurat në të ardhmen.
Bricjapi
Prej një muaji keni qenë qendra e vëmendjes. Ndoshta keni kuptuar se njerëzit po ju vënë re më shumë, duke ju hedhur shikime kudo që shkoni, ndërsa dukeni se rrezatoni një bukuri magnetike. Java që vjen është e përshtatshme për romancë, kënaqësi, përmirësim të pamjes dhe shijimin e jetës në të gjitha format e saj, prandaj mos e lini të shkojë kjo energji pa e shfrytëzuar.
Ujori
Që nga fillimi i vitit, keni kuptuar se ndiheni pak më të prirur për të shijuar momente intime dhe qetesi, Ujor. Ky është një moment i shkëlqyer për ta bërë këtë, qoftë duke u zhytur në një vaskë plot flluska, duke lexuar një libër gjatë perëndimit të diellit, apo ndezur qirinj ndërsa shkruani në ditar. Në të vërtetë, kjo nuk është java më e përshtatshme për të "takuar dikë të ri" nëse po kërkoni, por mos u shqetësoni, ai moment do të vijë së shpejti.
Peshqit
Gjatë gjithë vitit deri tani, keni pasur shumë energji kozmike në jetën tuaj shoqërore, Peshq. Kjo është e mrekullueshme, sepse mund t’ju bëjë veçanërisht magnetik dhe të njohur. Mund të ndiheni sikur jeni në krye të listës së të gjithëve, si një VIP! Nga ana tjetër, yjet favorizojnë takimet online, duke shndërruar miqësitë në diçka më shumë.



