
Java e fundit e janarit po vjen, dhe ndërsa afrohemi drejt shkurtit, mund të ndjeni një lloj “shkëndije” në ajër.
Kjo ndodh sepse po afrohemi drejt sezonit të eklipseve, ajo periudhë e vitit kur jeta jonë ndryshon në mënyra të papritura dhe të fuqishme. Edhe pse këtë javë nuk ka eklips, ndryshimi po ndihet, ndaj qëndroni të vëmendshëm!
Neptuni, hyn në shenjën e Dashit më 26 janar, ndërsa Saturni del zyrtarisht nga shenja e Peshqve më 13 shkurt. Kjo periudhë është e duhura për të reflektuar mbi sfidat, vështirësitë dhe mësimet që keni marrë gjatë kohës që Saturni ka qenë në shenjën e Peshqve.
Kur një planet i madh largohet nga një pjesë e qiellit, shpesh sjell një shpërblim që lidhet me përpjekjet e bëra në fushën ku keni arritur të mësoni më së shumti.
Data 27 janar dhe ditët pas saj janë të mbushura plot pasion e energji. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm si e përdorni këtë të fundit. Komunikimi bëhet më i lehtë më 29 janar, madje mund të themi se kjo ditë është perfekte për një takim apo për të shprehur ndjenjat që i keni mbajtura të fshehura prej kohësh
Dashi
Gjatë tre viteve të fundit, ka qenë e nevojshme të përqendroheni tek shërimi, mbyllja e disa çështjeve dhe fillimi i ri. Në të vërtetë, mund të keni ndjerë sikur diçka po ju pengonte të ecnit përpara dhe nuk e dinit saktësisht drejt cilës rruge po shkonit. Çështjet e fshehura, qoftë nga e shkuara, qoftë në lidhje me njerëz, shëndetin mendor apo mbi vendimet që keni marrë më parë duket sikur po rikthehen për t’ju shqetësuar.
Lajmi i mirë është se gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe nuk do t’ju duhet të merreni më me probleme të së kaluarës. Është koha të ecni përpara.
Demi
Që nga viti 2023, ka pasur një energji të veçantë lidhur me jetën tuaj emocionale, Dem. Nga njëra anë, keni vënë re që rrethi juaj shoqëror është ngushtuar, teksa keni lënë pas njerëz që nuk përputheshin me ju. Edhe pse kjo situatë ju ka shqetësuar, keni kuptuar se ishte e nevojshme të ndodhte kështu.
Nga ana tjetër, keni krijuar miqësi afatgjata me njerëz të suksesshëm, të cilët kanë treguar se pavarësisht kohës do të qëndrojnë pranë jush. Gjithashtu, ka ndodhur një ndryshim edhe në lidhje me qëllimet dhe planet tuaja afatgjata. Disa prej tyre mund të jenë realizuar, ndërsa për qëllimet që ende nuk janë arritur, ndoshta ka ardhur koha t’i lini pas.
Binjakët
Në vitet e fundit, mund të keni mësuar shumë mbi jetën tuaj profesionale, Binjakë. Disa prej jush mund të jenë ndjerë të ngarkuar dhe të lodhur nga përgjegjësitë ose presioni në punë. Të tjerë mund të kenë ndjerë se puna e tyre nuk i ka përmbushur sa duhet, duke kuptuar se ka ardhur koha për një ndryshim. Javët e ardhshme janë vendimtare për të qenë të vërtetë dhe praktikë.
Gaforrja
Edhe pse keni pasur një dëshirë të madhe për ndryshim, tre vitet e fundit mund të kenë qenë mjaft sfidues dhe të vështirë për të arritur aty ku dëshironit. Çështjet ligjore, akademike apo të tjera në lidhje me udhëtimet dhe mënyrën se si i kuptonit gjërat kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe kanë sjellë jo pak sfida për ju.
Edhe nëse asnjë nga çështjet e mësipërme nuk ka qenë në vëmendjen tuaj, ndoshta keni kuptuar se padashur jeni shkëputur nga qëllimi i vërtetë që dikur keni patur. Mos u shqetësoni, sepse e gjitha kjo do të ndryshojë së shpejti.
Luani
Gjatë viteve të fundit, keni mësuar shumë mbi besimin, ndjeshmërinë dhe marrëdhëniet. Kjo, sepse keni qenë më të hapur ndaj përjetimit të këtyre ndjesive, madje edhe nëse keni pasur ndonjë plagë, keni arritur të gjeni mënyrat e duhura për ta shëruar atë. Mund të keni dashur të lejoni dikë të afrohet edhe më shumë me ju, por kjo ka qenë e vështirë dhe në vend të kësaj zgjodhët të mbylleshit në vetvete. Ky cikël do të marrë fund së shpejti.
Virgjëresha
Vitet e fundit kanë qenë të vështira për ju, madje më shumë se për çdo shenjë tjetër. Disa herë jeni ndjerë se çdo gjë ka qenë kundër jush në çdo aspekt, në lidhje me parnterët, konkurrentët, autoritetet apo edhe mbi çështjet që lidheshin me shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Ndonjëherë keni pyetur veten se si mund të vazhdonit përpara mes gjithë këtyre vështirësive. Gjithsesi, mbani parasysh se e gjitha kjo do të kalojë dhe puna juaj e palodhur do të shpërblehet.
Peshorja
Prej disa vitesh keni qenë shumë të ngarkuar dhe krijimtaria ka qenë në qendër të vëmendjes. Disa prej jush ju është dashur të merreni me disa gjëra njëkohësisht. Çështje në lidhje me përditshmërinë, shëndetin dhe punën kanë qenë në qendër të vëmendjes. Disa prej jush janë ndjerë se pavarësisht përpjekjeve nuk po arrinin asgjë. Mësoni nga çdo gjë keni kaluar në mënyrë që të jeni më të dobishëm se kurrë më parë.
Akrepi
Ju gjithmonë i përkushtoheni pasioneve tuaja, Akrep. Dëshironi që dëshirat tuaja të plotësohen dhe shpesh shqetësoheni kur nuk ndodh kështu. Çështje në lidhje me dashurinë, fëmijët apo edhe pasionet kanë qenë në qendër të vëmendjes, madje në disa prej tyre mund të keni ndjerë një lloj kufizimi, por nëse keni punuar mjaftueshëm çdo gjë që synoni do të arrihet.
Shigjetari
Vitet e fundit kanë sjellë disa sfida dhe mësime për ju kryesisht mbi çështjet që lidheshin me familjen dhe shtëpinë. Disa prej jush mund të kenë ndryshuar vendbanim, keni blerë një shtëpi ose apartament, por duket se ka qenë një betejë e vazhdueshme për t’i bërë të gjitha si duhet, apo jo? Nëse jeni përballur me vështirësi në marrëdhëniet me të afërmit, kini parasysh se kjo energji kishte për qëllim t’ju ndihmonte në gjetjen e qëndrueshmërisë dhe forcës për të kuptuar se ku duhet të qëndroni.
Bricjapi
Gjatë viteve të fundit, Bricjap, keni qenë të përqendruar tek përmirësimi i ideve dhe mënyrës se si e shihni botën. Mund të keni kuptuar se për të arritur aty ku dëshironi, duhet të përmirësoni veten, të rishikoni marrëveshjet madje edhe të bëheni pjesë e disa diskutimeve. Për ju që pëlqeni të udhëtoni, përgjegjësitë e kanë bërë këtë thuajse të pamundur. Megjithatë, së shpejti do të keni më shumë hapësirë për të udhëtuar përsëri.
Ujori
Ujor, shpeshherë jeni duke llogaritur çdo çështje dhe kur ju keni një plan dhe dini ku të shkoni, mund të bëni gjëra të mëdha. Gjatë këtyre viteve jeni përballur me vështirësi sa i takon financave, për disa prej jush burimet mund të jenë kufizuar, sepse jeni përpjekur të kurseni për shkak të disa shpenzimeve të mëdha. Gjëja më e mirë e gjithë kësaj është se po mësoni nga e shkuara dhe po kuptoni rëndësinë dhe vlerën që ju keni.
Peshqit
Që nga viti 2023, Peshq, ndoshta keni ndjerë një nevojë të thellë për t’u përqendruar te ndërtimi i planeve afatgjata në jetën tuaj. Shumë prej jush kanë marrë shumë përgjegjësi në jetën personale, profesionale, por edhe mbi çështje që lidhen me shëndetin. Keni marrë një vlerësim të madh mbi çdo përpjekje dhe teksa lini pas atë që nuk ju shërben më, po krijoni themele mjaft të forta për të ardhmen tuaj, të paktën për tre vitet e ardhshme. Sapo ky cikël të mbarojë, do të vazhdoni përpara lirisht dhe me më shumë energji.



