Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare në Spitalin “Elpis” në Athinë. Sipas informacioneve paraprake, shkak i vdekjes ishte një arrest kardiak.
Mazonakis ishte dërguar me ambulancë në spital, pasi kishte pësuar arrest kardiak në një klinikë private në Kolonaki, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një trajtimi.
Sipas raportimeve fillestare, menjëherë pas vendosjes së kateterit intravenoz, këngëtari pësoi arrest kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të shpëtojë.
Giorgos Mazonakis ishte një nga emrat më të njohur të muzikës greke dhe një prej këngëtarëve më të spikatur të brezit të tij. Ai lindi në mars të vitit 1972 në Nisë dhe këtë vit shënonte 33 vite karrierë në muzikë.
Për të festuar këtë përvjetor, Mazonakis kishte planifikuar një koncert më 20 shtator në “Technopolis” të Bashkisë së Athinës. Vdekja e tij e papritur ka tronditur fansat dhe kolegët e tij, teksa ai mbetet një artist i dashur edhe për popullin shqiptar, i njohur kryesisht përmes hiteve "Savvato" dhe "To Gucci Forema".