Në pamje të parë, fotografia duket krejt e zakonshme: një person i veshur me të zeza, i kthyer me shpinë, dhe dy qen pranë tij në dëborë. Por në foto nuk ka fare një njeri.
Në të vërtetë, janë tre qen.
Fotoja u bë virale pasi u shpërnda në X dhe shumë përdorues u bindën se po shihnin një person dhe dy qen. Edhe pasi u thuhej se “personi” ishte në fakt një qen i tretë, shumë prej tyre vazhdonin të mos e shihnin.
Nëse u konfuzuat: ajo që duket si “kapelë” është në fakt bishti i qenit, ndërsa ajo që truri e interpreton si shall ose pjesë e një palltoje është koka e qenit, i cili po shikon drejt kamerës.

Arsyeja pse iluzioni funksionon kaq mirë lidhet me ngjyrën e zezë të gëzofit, e cila fsheh konturet dhe hijet. Në vend që të dallojë menjëherë formën e qenit, truri kap vetëm siluetën dhe e lidh me diçka më familjare: një person të kthyer me shpinë.
Iluzione të tilla optike na rikujtojnë shpesh se gjithë çfarë “shohim” nuk është vetëm çfarë arrin te sytë tanë. Truri përpiqet vazhdimisht të interpretojë format dhe informacionin që merr dhe ndonjëherë arrin në përfundimin e gabuar.
-
-
Ky iluzion optik të tregon nëse ke vetëbesim
23 Shkurt, 13:53 -
-



