News

Influencuesja vritet nga bashkëshorti, pak ditë pasi e akuzoi për pedofili

Një grua nga Oklahoma, SHBA, e njohur në rrjetet sociale për postimet rreth jetës si nënë, u vra në shtëpinë e saj, pak kohë pasi publikoi një video ku aludonte se bashkëshorti i saj kishte abuzuar seksualisht me një të mitur. Sipas autoriteteve dhe dokumenteve gjyqësore, policia dyshon se ishte pikërisht ai që e vrau.

Sara Duffey, 43 vjeçe, e njohur edhe si Sara Gilson, dhe Jeremiah Shawn Duffey, 48 vjeç, u gjetën të vdekur nga plagë me armë zjarri të enjten, në një banesë pranë qytetit Tulsa, bëri të ditur policia lokale.

Hetuesit dyshojnë se Jeremiah qëlloi Sara-n dhe më pas vrau veten.

Më 10 qershor, Sara kërkoi një urdhër mbrojtjeje, që synonte ta mbante Jeremiah-n larg shtëpisë së çiftit. Po atë ditë, një grua tjetër paraqiti gjithashtu kërkesë për urdhër mbrojtjeje, për ta mbajtur Jeremiah-n larg vajzës së saj, tregojnë dokumentet e gjykatës.

Sipas dokumenteve ligjore, Jeremiah u kap nga një tjetër trajner i një ekipi basketbolli për të rinj duke puthur dhe prekur në mënyrë të papërshtatshme një vajzë të mitur. 

Më pas, ajo i tregoi të ëmës se Jeremiah i kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme, e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit gjatë një udhëtimi dhe madje i kishte dhënë para që, sipas dokumenteve, kishin për qëllim ta detyronin të mos tregonte.

Në kërkesën e saj, Sara përsëriste të njëjtat akuza, por shtonte se Jeremiah kishte një armë zjarri dhe ishte “arratisur”.

Më 11 korrik, Sara publikoi një video për dhjetëra mijëra ndjekësit e saj në TikTok. Në të, ajo shfaqej e ulur në një karrige, me fytyrë të mërzitur, ndërsa sipër videos shkruhej:

“Duke u përgatitur për momentin kur Netflix të publikojë një dokumentar për bashkëshortin tim, së shpejti ish-bashkëshort, për të cilin sapo zbulova se është pedofil.”

“Do të doja të isha duke bërë shaka," shkroi Sara në përshkrimin e videos, të publikuar në profilin e saj “mrsgilson”, ku zakonisht postonte video për trendet e modës dhe për dy fëmijët e saj.

Dymbëdhjetë ditë më vonë, policia tha se mori një telefonatë në orën 23:15 nga brenda shtëpisë së Sara-s. Sipas policisë, gjatë telefonatës dëgjohej një grua që bërtiste, ndërsa në sfond u dëgjua “diçka që dukej si një e shtënë me armë," raportoi NBC News.

Më pas, një telefonatë e dytë erdhi nga shtëpia e një fqinji. Ishte një djalë, i cili kishte shkuar te fqinji dhe kishte raportuar se njerku kishte qëlluar nënën e tij, tha policia. Kur efektivët mbërritën për të hetuar ngjarjen, gjetën trupat e Sara-s dhe Jeremiah-s.

Lajmi për vrasjen e saj bëri që videoja e publikuar më 11 korrik të shpërndahej gjerësisht në rrjetet sociale. 

Një fushatë online për mbledhjen e fondeve për fëmijët e Sara-s e përshkruan atë si “një nënë të jashtëzakonshme”, e cila “i donte jashtëzakonisht shumë, punonte fort për t’u siguruar gjithçka dhe ëndërronte t’u jepte jetën më të mirë të mundshme”.

“Fëmijët e saj ishin qendra e botës së saj," shkruhet në përshkrimin e fushatës. “Dhe gjithçka që bënte, e bënte për ta.”

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨