News

Ish-bashkëpunëtori i Jeffrey Epstein gjendet i vdekur në rrethana misterioze

thumbs_b_c_72c4187616a12325694056dc9ce8cd7d.webp

Daniel Siad, agjenti francez i modeleve që ishte lidhur me rrjetin e Jeffrey Epstein, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Colombes, pranë Parisit. Lajmi u konfirmua nga prokuroria e Nanterres, e cila bëri të ditur se është hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe se do të kryhet autopsia.

69-vjeçari ishte përmendur mijëra herë në dosjet e publikuara të Epstein dhe ishte nën hetim në Francë për akuza që lidhen me trafikim të qenieve njerëzore në bashkëpunim. Megjithatë, prokuroria sqaroi se provat e mbledhura deri më tani nuk kishin qenë të mjaftueshme për arrestimin e tij, ndërsa hetimet ndaj bashkëpunëtorëve të mundshëm të Epstein do të vazhdojnë edhe pas vdekjes së Siad.

3c1a6c30-85b7-11f1-bd07-3b1b1452001a.jpg.webp

Emri i tij ishte përfshirë gjithashtu në disa kallëzime për përdhunim në Francë, akuza që ai i kishte mohuar vazhdimisht. Në një intervistë të fundit për CNN, Siad deklaroi se nuk kishte dijeni për abuzimet e kryera nga Epstein, ndërsa këmbëngulte se kishte besuar se ai ishte "një profesionist i respektuar".

19557620_072226-cc-daniel-siad-img.jpg

Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të forta nga avokatët e grave që e kishin denoncuar, të cilët shprehen se viktimave u është mohuar mundësia për të parë drejtësinë të vihet në vend. Ata kritikuan gjithashtu autoritetet franceze për ritmin e ngadaltë të hetimeve, duke theksuar se shumë informacione të rëndësishme mund të jenë zhdukur përgjithmonë.

d55760fea29dfd5b9d56f2ac73e24a24.webp

Siad është personi i dytë i lidhur me Jeffrey Epstein që vdes në Francë. Në vitin 2022, edhe agjenti i njohur i modeleve Jean-Luc Brunel, një tjetër bashkëpunëtor i Epstein, u gjet i varur në qelinë e tij në Paris, ndërsa priste të gjykohej për akuza që lidhen me trafikimin dhe abuzimin seksual të të miturve.