Horoscope

Jemi në “mesin kaotik” mes dy eklipseve dhe këto 4 shenja do ta ndiejnë më shumë

Jemi në “mesin kaotik” mes dy eklipseve dhe këto 4 shenja
Foto: Gett Images, Adobe Stock

Në astrologji, eklipset  lidhen me ndryshime të forta, kthesa të papritura dhe momente që na shtyjnë të shohim më qartë çfarë duam të lëmë pas dhe ku duam të shkojmë. Këtë herë, fokusi është te periudha mes dy eklipseve.

Më 12 gusht ndodhi eklipsi diellor në Luan, ndërsa më 28 gusht pritet eklipsi hënor te Peshqit. Sipas astrologëve, 16 ditët mes tyre njihen si “messy middle”, një lloj mesi kaotik ku mund të ndihesh sikur je pranë një ndryshimi, por ende jo plotësisht aty.

Kjo periudhë mund të sjellë lodhje, pajtime, ndarje, ndjesinë e mbingarkesës apo të një kapitulli që po mbyllet. Edhe pse energjia e kësaj periudhe mund të ndihet nga të gjithë, katër shenja pritet ta përjetojnë më shumë.

Mbani mend se “mesi kaotik” mes eklipseve nuk ka pse të nënkuptojë vetëm rrëmujë. Në astrologji, këto periudha shihen edhe si momente tranzicioni, ku diçka po përfundon, ndërsa diçka tjetër ende nuk ka marrë formë plotësisht.

Demi

Për Demin, tensioni lidhet kryesisht me ekuilibrin mes jetës personale dhe asaj profesionale. Mund të ketë shumë gjëra që kërkojnë vëmendje njëkohësisht dhe prioritetet do të bëhen thelbësore. Edhe nëse tundimi për të pushuar është i madh, disa çështje pune mund të kërkojnë përqendrim deri pas eklipsit hënor. 

Lajmi i mirë? Pas kësaj periudhe intensive pritet më shumë hapësirë për pushim dhe rikthim te një ritëm më i shëndetshëm.

Binjakët

Binjakët mund të ndihen të pasigurt për drejtimin që duan të marrin, sidomos në punë dhe në mënyrën si duan të shprehin veten. Standardet janë të larta dhe mund të ketë një përplasje mes asaj që është praktike dhe asaj që është kreative.

Kjo periudhë kërkon pak durim. Sa më qartë ta kuptosh çfarë do, aq më shpejt mund të nisësh të ndiesh se gjërat po ecin përpara. Mesazhi kryesor: mos i kërko vetes perfeksion në çdo hap.

Akrepi

Për Akrepin, kjo periudhë mund të sjellë rikthimin e disa temave nga e shkuara, por këtë herë me mundësinë për t’i mbyllur përfundimisht. Çështjet financiare dhe profesionale mund të marrin një kthesë më pozitive, ndërsa disa investime ose përpjekje të mëparshme mund të fillojnë të japin rezultat.

Në marrëdhënie, Akrepi mund të ketë dëshirë ta mbajë një lidhje më private për momentin, pa e ekspozuar shumë ndaj të tjerëve.

Shigjetari

Për Shigjetarin, fokusi shkon te shtëpia, familja dhe nevoja për t’u rikthyer te gjërat bazë. Mund të ketë ndjesi lodhjeje ose shkëputjeje dhe pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të krijosh hapësirë për pushim dhe për njerëzit e afërt.

Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të fikësh telefonin për pak, të shkëputesh nga puna dhe të kuptosh se çfarë do vërtet të ndjekësh më pas.

REELS

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩