Fashion & Beauty

Jessica Alba shkëlqen (në kuptimin e parë të fjalës) pa grim në fotot e rralla natyrale

Jessica Alba shkëlqen (në kuptimin e parë të fjalës) pa
Foto: Jessica Alba në 4 dhjetor 2025/ Getty

Jessica Alba po na kujton edhe një herë pse konsiderohet sinonim i bukurisë natyrale. Aktorja publikoi të premten, më 9 janar, një kolazh të ri fotosh në Instagram ku shfaqet pa grim, me një lëkurë që fjalë për fjalë rrezaton.

“Gjendja e së premtes”, shkroi Alba krahas fotove të realizuara nga afër. E veshur me një set sportiv totalisht të zi – bluzë me mëngë të gjata dhe streçe – ajo e kombinoi look-un minimal me vathë diamanti, ndërsa flokët i kishte mbledhur lart. Pa grim, por me një shkëlqim që s’kalon pa u vënë re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessica Alba (@jessicaalba)

Pak ditë më parë, Alba ndau edhe momente romantike me partnerin e saj, aktorin Danny Ramirez. Në një tjetër postim, ajo tregoi se e mirëpritën vitin 2026 me një puthje, duke shkruar se po hynte në javën e parë të vitit të ri “e rifreskuar, e qetë dhe plotësisht e pranishme”.

Jessica Alba shkëlqen (në kuptimin e parë të fjalës) pa

Në fotot e tjera të së njëjtës galeri, aktorja shfaqej duke pushuar buzë detit me bikini leopard dhe duke shijuar fishekzjarret në plazh.

Jessica Alba shkëlqen (në kuptimin e parë të fjalës) pa

Ndërkohë, Jessica nuk harron as momentet familjare. Vetëm një ditë më parë, ajo publikoi foto nga Disneyland-i, ku festoi ditëlindjen e 8-të të djalit të saj, Hayes, së bashku me tre fëmijët që ka me ish-bashkëshortin Cash Warren: Honor, Haven dhe Hayes.

Jessica Alba shkëlqen (në kuptimin e parë të fjalës) pa

Mes romancës, familjes dhe fotove pa grim, një gjë është e sigurt: Jessica Alba po shkëlqen më shumë se kurrë dhe ne ende presim sekretin e lëkurës së saj perfekte.