Metropolitan

JLo rikthehet si mbretëresha e komedive romantike dhe këtë e vërteton fustani i saj

JLo rikthehet si mbretëresha e komedive romantike dhe këtë e

Jennifer Lopez riktheu atmosferën ikonike të komedive romantike në premierën e filmit të saj më të ri, “Office Romance”, duke tërhequr gjithë vëmendjen me një paraqitje glamuroze në Los Angeles. Këngëtarja dhe aktorja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan vintage Atelier Versace nga koleksioni Pranverë/Verë 2004, një zgjedhje që rikujtoi menjëherë epokën e saj të artë në Hollywood.

JLo rikthehet si mbretëresha e komedive romantike dhe këtë e

Fustani i zi pa rripa kishte prerje të guximshme në pjesën e dekoltesë, detaje transparente dhe një bisht të gjatë elegant, ndërsa look-u u kompletua me grim bronz dhe flokë të stiluar me ndarje në mes. Pamja e saj u komentua menjëherë në rrjetet sociale, me shumë fansa që e quajtën “rikthimi i mbretëreshës së rom-com”.

JLo rikthehet si mbretëresha e komedive romantike dhe këtë e

Në filmin “Office Romance”, i cili publikohet në Netflix më 5 qershor, Lopez luan rolin e Jackie Cruz, CEO e një kompanie ajrore që bie në dashuri me avokatin e ri, Daniel Blanchflower, i luajtur nga Brett Goldstein, i njohur nga seriali “Ted Lasso”. Historia ndjek romancën sekrete të çiftit, e cila rrezikon karrierën e tyre kur vendosin të ndjekin zemrën dhe jo rregullat.

JLo rikthehet si mbretëresha e komedive romantike dhe këtë e

Jennifer ka folur edhe për raportin me Goldstein gjatë xhirimeve, duke treguar se kimia mes tyre u krijua natyrshëm.

“Prisja që të ishte më i ashpër, por në fakt është shumë i sjellshëm, inteligjent dhe jashtëzakonisht simpatik”, tha ajo.

Nga ana tjetër, vetë Brett Goldstein ka zbuluar se filmi u shkrua duke pasur Jennifer Lopez në mendje.

“Kur pyetëm veten kush është ylli ideal i komedive romantike, të dy thamë menjëherë J.Lo. Është më e mira në këtë zhanër”, u shpreh ai.

Kimia e fortë mes dy aktorëve ka nxitur edhe thashetheme për një romancë jashtë ekranit, por Goldstein i ka mohuar zërat, duke thënë se preferon ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike.

JLo rikthehet si mbretëresha e komedive romantike dhe këtë e

Së fundmi, Lopez surprizoi fansat edhe me një deklaratë në emisionin “Watch What Happens Live”, ku zbuloi se Brett Goldstein ishte “puthja më e mirë që ka dhënë ndonjëherë në ekran”.

JLo rikthehet si mbretëresha e komedive romantike dhe këtë e

Duket yll!