Fashion & Beauty

Jo blu, jo e kuqe: Kjo është ngjyra e papritur që vajzat e modës po adhurojnë këtë verë

30.jpg
Foto: @ellakarberg/ Instagram

Çdo verë ka ngjyrën e saj karakteristike. Në vitin 2024 ishte jeshilja e ndezur, ndërsa një vit më pas dominuan e verdha e gjalpit dhe roza e zbehtë. Por për verën e 2026-s, një tjetër nuancë po fiton terren me shpejtësi: vjollca e thellë.

Jo vjollca e lehtë që ishte kudo vjeshtën e kaluar, por një ton më i fortë, më i pasur dhe më elegant, që bie menjëherë në sy. Pas disa sezonesh të mbushura me ngjyra pastel dhe tone neutrale, kjo ngjyrë sjell një frymë të re dhe më të guximshme.

Ja 6 mënyra si po e kombinojnë vajzat e modës këtë trend:

Bikini vjollcë + pareo e verdhë

1.webp

Një bikini në ngjyrë vjollcë të errët është mënyra perfekte për t’i dhënë freski gardërobës së plazhit. Kjo ngjyrë kombinohet bukur me tone të forta si e verdha, por edhe me mbulesa të bardha me grep për një pamje më të qetë.

2.webp

3.webp

Minifund vjollcë + këmishë jeshile

4.webp

Nëse të pëlqejnë kombinimet e guximshme, provo një minifund vjollcë me një këmishë jeshile. Mund të shtosh edhe një reçipetë me dantellë poshtë për një efekt më interesant.

5.webp

6.webp

7.webp

Pantallona të shkurtra vjollcë + fund transparent i zi

8.webp

Një detaj vjollcë është mënyra më e lehtë për t’i dhënë personalitet një veshjeje tërësisht të zezë. Për plazh, kombino pantallona të shkurtra vjollcë me një fund transparent të zi dhe bikini në të njëjtën ngjyrë.

9.webp

10.webp

11.webp

Këmishë vjollcë + pantallona me temina

12.webp

Lëre pushim këmishën e bardhë dhe zgjidh një version vjollcë. Për një pamje të përditshme mund ta kombinosh me xhinse, ndërsa për mbrëmje me pantallona me temina shumëngjyrëshe.

13.webp

14.webp

15.webp

Shami koke vjollcë + fustan me të njëjtën nuancë

16.webp

Shamitë e kokës vazhdojnë të jenë një nga aksesorët më të dashur të verës. Këtë sezon, zgjidh një model me motive vjollcë dhe kombinoje me një fustan në të njëjtën gamë ngjyrash.

17.webp

18.webp

19.webp

Kanotiere vjollcë + bikini jeshile

20.webp

Edhe në verë mund të luash me shtresat. Një kanotiere vjollcë mbi një bikini jeshile krijon një kombinim të pazakontë, por shumë modern. Pantallonat e shkurtra me kuadrate e kompletojnë në mënyrë perfekte këtë stil.

21.webp

22.webp

23.webp

24.webp

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi