Relationships

Jo fluturat në stomak: 3 shenjat reale të një lidhjeje të fortë, sipas psikologëve

Jo fluturat në stomak: 3 shenjat reale të një lidhjeje të
Foto: Getty Images

Shumë njerëz janë rritur me idenë se lidhja perfekte duhet të jetë "e vrullshme" gjatë gjithë kohës: shumë pasion, shumë emocion, shumë kimi dhe asnjë moment monotonie. Por sipas psikologut Mark Travers, mënyra si duket në të vërtetë një marrëdhënie e shëndetshme është shpesh shumë më e qetë sesa na kanë mësuar filmat apo rrjetet sociale.

Në një artikull për Forbes, Travers shpjegon se shenjat më të rëndësishme të përputhshmërisë nuk shfaqen në momentet “wow”, por në detajet më të zakonshme të përditshmërisë.

Një prej tyre është aftësia për të qenë të mërzitshëm bashkë. Po, seriozisht. Sipas tij, çiftet që ndihen rehat edhe në heshtje, monotoni apo situata krejt banale, si pritja në radhë apo një ditë pa plane, shpesh kanë një ndjenjë më të fortë sigurie emocionale. Ai thotë se shumë njerëz e ngatërrojnë qetësinë me mungesën e kimisë, kur në fakt mund të jetë mungesa e ankthit.

Studimet në neuroshkencë tregojnë se lidhjet e sigurta nuk bazohen vetëm te adrenalina apo emocionet intensive, por te ndjesia e stabilitetit dhe mbështetjes reciproke.

Një tjetër shenjë që përmend psikologu janë konfliktet që përsëriten, por që menaxhohen mirë.

Sipas tij, çiftet e lumtura nuk janë domosdoshmërisht ata që nuk zihen kurrë. Përkundrazi, shumë prej tyre debatojnë për të njëjtat gjëra për vite me radhë. Diferenca është mënyra si rikthehen te njëri-tjetri pas debatit: a kërkojnë falje, a flasin sërish, a përpiqen ta zgjidhin problemin bashkë dhe jo të fitojnë debatin.

Dhe ndoshta pjesa më interesante është kjo: partneri juaj nuk duhet t’ju “plotësojë”.

Ideja e “gjysmës tjetër” mund të tingëllojë romantike, por psikologjia moderne thotë se marrëdhëniet më të shëndetshme janë ato ku të dy njerëzit ruajnë individualitetin e tyre. Miqtë e tyre, interesat e tyre, kohën e tyre personale dhe jo sepse e duan më pak njëri-tjetrin, por sepse një lidhje bëhet më e fortë kur nuk ka peshën për të qenë e vetmja gjë që ekziston në jetën tënde.

Partner/ja i/e duhur nuk është ai/ajo që e bën jetën të duket si film romantik gjatë gjithë kohës, por është ai/ajo me të cilin heshtja nuk bëhet e sikletshme, debatet nuk kthehen në luftë dhe individualiteti nuk shihet si kërcënim.

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Not butterflies in the stomach: 3 real signs of a strong relationship, according to psychologists

Jo fluturat në stomak: 3 shenjat reale të një lidhjeje të
Photo: Getty Images

Many people have grown up with the idea that the perfect relationship should be "hot" all the time: lots of passion, lots of emotion, lots of chemistry, and never a dull moment. But according to psychologist Mark Travers, what a healthy relationship actually looks like is often much more laid-back than movies or social media have taught us.

In an article for Forbes , Travers explains that the most important signs of compatibility do not appear in "wow" moments, but in the most mundane details of everyday life.

One of them is the ability to be boring together.  Yes, seriously. According to him, couples who feel comfortable even in silence, monotony, or completely banal situations, like waiting in line or a day without plans, often have a stronger sense of emotional security. He says that many people confuse calmness with a lack of chemistry, when in fact it may be a lack of anxiety.

Studies in neuroscience show that secure connections are not based solely on adrenaline or intense emotions, but on a sense of stability and mutual support.

Another sign the psychologist mentions is conflicts that are repeated, but well managed.

According to him, happy couples are not necessarily those who never fight. On the contrary, many of them argue about the same things for years. The difference is how they come back to each other after the argument: do they apologize, do they talk again, do they try to solve the problem together and not win the argument.

And perhaps the most interesting part is this: your partner doesn't have to "complete" you.

The idea of ​​​​a "soul mate" may sound romantic, but modern psychology says that the healthiest relationships are those where both people maintain their individuality. Their friends, their interests, their personal time, and not because they love each other less, but because a bond becomes stronger when it doesn't have the weight of being the only thing that exists in your life.

The right partner is not the one who makes life seem like a romantic movie all the time, but the one with whom silence doesn't become awkward, arguments don't turn into fights, and individuality isn't seen as a threat.