Metropolitan

Joe Jonas ka ca super reagime ndaj videos virale ku ai s'parkon dot paralel për 7 minuta!

Joe Jonas ka ca super reagime ndaj videos virale ku ai s'parkon dot paralel
Foto: Joe Jonas/ Getty Images/ Staff; (R) PATSTOCK

Këngëtari Joe Jonas u përfshi me shumë sportivitet në videon e tij që u bë virale në internet, ku duket se po vuan për shtatë minuta për të parkuar paralel makinën e tij në Nju Jork.

Videoja, postuar nga një përdoruese, kishte përshkrimin:

“E dua Nju Jorkun sepse po shoh Joe Jonas duke parkuar paralel për 7 minuta.”

Joe Jonas iu përgjigj fillimisht me një koment:

“Dhe të pashë duke parë dhe nuk ndihmove një herë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Etalk (@etalkctv)

Më pas, ai postoi vetë një video me humor, ku "e nxjerrin" jashtë një dyqani dhe duke ecur i mërzitur në rrugë, Joe shkruan:

“Si po më trajton qyteti sot që nga videoja e parkimit paralel.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by J O E J O N A S (@joejonas)

Disa fansa e mbështetën, duke kujtuar se parkimi paralel në Nju Jork konsiderohet shpesh një makth. Një përdoruese komentoi: “Pjesa më e keqe e parkimit paralel janë gjithmonë dëshmitarët,” ndërsa një tjetër shtoi: “Nuk mund të jesh i bukur, i talentuar dhe gjithashtu të dish të parkosh paralel.”

Në një tjetër video që tallet me stërmundimin 7-minutësh të këngëtarit për të parkuar paralel, ky i fundit ka komentuar "6 minuta.". Njerëzit nëpër komente po e shijojnë shumë mënyrën si Joe Jonas po përballet me videon virale, me shumë prej tyre që komentojnë "Mbreti ynë që rri online në mënyrë kronike!".