Metropolitan

Jude Bellingham dhe Ashlyn Castro, më të dashuruar se kurrë në Hawaii

Jude Bellingham ka publikuar disa pamje të rralla nga marrëdhënia e tij me influencuesen Ashlyn Castro, ndërsa çifti po shijon pushimet në Hawaii pas përfundimit të Kupës së Botës.

Futbollisti anglez, 23 vjeç, publikoi të enjten në Instagram një foto ku shfaqej i shtrirë pranë plazhit duke marrë rreze dielli, ndërsa dora e Ashlyn-it i përkëdhelte faqen teksa ai pushonte me sy mbyllur.

Çifti nuk ka publikuar ende një foto të plotë së bashku dhe ka preferuar që marrëdhënien ta mbajë kryesisht private. Megjithatë, ditët e fundit të dy kanë publikuar veçmas momente nga udhëtimi tropikal.

Jude publikoi edhe foto të tjera nga qëndrimi në Hawaii, ku shihej duke eksploruar bukuritë natyrore të ishullit dhe duke pushuar pranë detit.

Jude dhe Ashlyn janë përfolur si çift që prej fundit të vitit 2024, ndonëse nuk kanë treguar publikisht se si janë njohur.

Ashlyn, 28 vjeçe, nisi më pas të shfaqej pranë futbollistit në disa evente publike. Ajo u pa në një ndeshje të Real Madridit në shkurt 2025, ndërsa në prill 2026 çifti mori pjesë së bashku në turneun Madrid Open.

Ashlyn është influencuese me miliona ndjekës dhe në të kaluarën është përfolur për një lidhje të shkurtër me aktorin Michael B. Jordan.

Ish-i dashuri i saj, basketbollisti i Brooklyn Nets, Terance Mann, e mbrojti publikisht në vitin 2025, pas thashethemeve se marrëdhënia e saj me Jude mund të kishte nisur ndërkohë që ajo ishte ende e lidhur me të.

“Ne nuk kemi qenë bashkë prej shumë, shumë kohësh. Ajo po jeton jetën e saj. Lëreni rehat. 90% e gjërave që shoh në internet për Ashlyn janë të rreme. Është çmenduri. Lëreni të jetojë, të bëjë gjërat e saj dhe të jetë vetvetja," tha ai.

Ndërkohë, Jude u kthye në një nga futbollistët më të dashur të Anglisë gjatë Kupës së Botës.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨