
Pas raportimeve për ndarjen e bujshme të Nicole Kidman dhe Keith Urban pas 19 vitesh martesë, mediat rozë vazhdojnë të spekulojnë për jetën sentimentale të dy yjeve.
Sipas raportimeve të fundit, Keith Urban po afrohet gjithnjë e më shumë me Jennifer Lopez. Dy artistët njihen prej vitesh dhe kanë krijuar miqësi gjatë kohës kur punuan së bashku në “American Idol”. Burime pranë tyre pretendojnë se ata kanë qëndruar në kontakt të vazhdueshëm, sidomos pas divorceve të tyre përkatëse.

“Keith dhe Jennifer kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kanë pasur gjithmonë kimi dhe një miqësi të fortë. Kur u përfol për divorcin e Keith-it, Jennifer ishte ndër të parat që e kontaktoi për t’i ofruar mbështetje”, citohet të ketë thënë një burim për Heat World.
Megjithatë, raportimet sugjerojnë se marrëdhënia e tyre mbetet ende në nivel miqësor. Burimi shton se këngëtari i muzikës country e konsideron Lopez jashtëzakonisht tërheqëse, por ende nuk ka guxuar të bëjë hapin e parë.

“Nuk është sekret që Keith mendon se Jennifer është mahnitëse. Problemi është se ai gjithmonë gjen justifikime kur miqtë e nxisin ta ftojë për një takim”, thuhet në raport.
Spekulimet për një afrim mes tyre nuk janë të reja. Më herët gjatë vitit, media të ndryshme raportuan se Jennifer Lopez kishte kontaktuar Keith Urban pas lajmeve për ndarjen e tij, gjë që ndezi menjëherë thashethemet për një romancë të mundshme.
Deri tani, as Keith Urban dhe as Jennifer Lopez nuk kanë komentuar publikisht mbi këto pretendime, duke lënë fansat të hamendësojnë nëse bëhet fjalë vetëm për një miqësi të ngushtë apo për fillimin e diçkaje më shumë.

