
Peshorja, kjo shenjë kaq flirtuese, interesante, që s’e ndan dot mendjen, por edhe kur s’e ndan dot mendjen duket kaq seksi. Peshoret shquhen për inteligjencën, janë dëgjues të mrekullueshëm dhe rrallë veprojnë me nxitim. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë gjithnjë harmoninë, megjithatë përfshihen shpeshherë në situata me stres dhe pasoja. Peshoret do ta mohojnë pavendosmërinë e tyre. Megjithatë, u duhet thjesht kohë për të vendosur balancën.
E kuruar, e suksesshme, gjithnjë në rolin e udhëheqëses, Peshorja dallon me kilometra larg, ndaj s’është fare habi që këta VIP-a i përkasin kësaj shenje.
Saimir Pirgu, 23 shtator

Noizy, 27 shtator

Mozzik, 29 shtator

Gashi, 4 tetor

Aurela Gaçe, 16 tetor

Isli Islami, 17 tetor

Valdrin Sahiti, 19 tetor

Lori Hoxha, 19 tetor

Enca, 19 tetor

Kush e di sa trëndafila do shohim për 19 tetor...

