Showbiz

Khëm-khëm! Mos Egli thumboi Anaid Kalotin?

Khëm-khëm! Mos Egli thumboi Anaid Kalotin?
Google Images

Mirë se vjen në një tjetër dramë në showbiz-in shqiptar!

Nëse sot po lexon mbi këtë ngjarje të re, na lejo të të bëjmë një përmbledhje të shkurtër dhe precize: Anaidi, përmes një postimi në Instagram, shprehu një analogji ku një “plak i urtë” këshilloi Gjestin dhe Eglin që ta luanin kartën e çiftit të momentit dhe ta mbanin publikun të përditësuar me ndonjë këngë tek-tuk.

“Egli dakordësoi, ndërsa Gjesti tha “jo”, pretendoi Anaidi, duke zbuluar se Gjesti është një një lidhje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anaid Kaloti (@anaid_kaloti)

Më tej, erdhi edhe reagimi i Gjestit, i cili i drejtohet Anaidit, duke i thënë që të mos flasë shumë pa lidhje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Sot, Egli u zgjua dhe publikoi një shprehje në Instastory, në të cilën thuhet se një mbretëreshë nuk lëviz nga froni për t’u marrë me “fshatarët” që i hedhin gurë.

"Natën e mirë, se shumë ditë e ngarkuar sot", shkroi ajo.

Khëm-khëm! Mos Egli thumboi Anaid Kalotin?

Duke qenë se nuk besojmë shumë te rastësitë, postimi i saj mund të lidhet me situatën me Anaidin. :)

Kjo nuk është hera e parë që Anaidi flet për raportin e tij të ndërlikuar me Gjestin. Më parë, Anaidi ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Gjestit në rrugëtimin e tij në “BBVA 4”, por dukshëm, u zhgënjye nga “mosmirënjohja dhe qasja” që fituesi pati kur doli nga shtëpia.

 “'S’ka marketing të keq’, por mund të zgjidhet një marketing më i mirë sepse nuk shet më ‘gjynahu’... shet suksesi, entertainment, luksi, dashuria. Leksione pa pagesë për kreativë në mungesë. Kam kontribuar më shumë se kushdo që ka Kingi afër për fitoren e tij (social media, Top, influencë online etj., etj., që s’jua them dot këtu). Këtë mund ta provojë stafi i ‘Kingit’. Deri te rrobat e finales që ka veshur Kingi dhe babai i Kingit dhe br*kët ia kam dërguar Kingit në shtëpi kur s’ka pasur të vishte e bërtiste nga kamerat: ‘Më sillni rroba se s’kam!’”, u shpreh ai në disa postime në Instagram.

Anaidi vijoi duke thënë:

“I gjeta duke ngrënë duhan, i çova ku s’kishin për të hipur kurrë! Për sqarim, besprem’ s’jam unë. 'S’kam për të ta harruar kurrë' më tha Kingi kur doli! Asnjë telefonatë s’më ka bërë akoma për të më thënë 'faleminderit vëlla se ke bërë maksimumin pa më njohur fare'.”

Për më tepër, Anaidi shtoi se të njëjtën mbështetje kishte siguruar edhe për menaxherin e Gjestit, të cilin tha se e kishte mbajtur pranë për 2 muaj qëndrimi në Tiranë:

“Menaxheri i Kingit ka qëndruar me mua 2 muaj në Tiranë, merreni pyeteni për ato dy muajt që ka qëndruar me Anaidin a e kam lënë të fusë ndonjëherë dorë në xhep. A e kam këshilluar ndonjëherë për keq, a i kam bërë ndonjë gjë mbrapa shpine!”.

Shumë gjëra të fshehta paskan ndodhur dhe mezi presim të zbulohen…

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️