Showbiz

Kida dhe partneri drejt altarit?! Ja kur pritet të jetë dasma

Kida dhe partneri drejt altarit?! Ja kur pritet të jetë dasma

Vitin e shkuar Kida na prezantoi për herë të parë me partnerin e saj, por këtë vit lajmi është edhe më i madh.Thuhet se Kida dhe partneri i saj, Ajbi, këtë vit do të martohen.

 Kida dhe partneri drejt altarit?! Ja kur pritet të jetë dasma

Sipas burimeve të Prive në Klan Kosova, dasma pritet të zhvillohet në shtator, në një ceremoni vetëm me të afërmit dhe miqtë më të ngushtë të dyshes. Edhe pse këngëtarja ende nuk ka bërë asgjë publike, thuhet se organizimet kanë filluar. Dyshja po përgatiten t’i thonë “po” njëri-tjetrit në altar.

Në dhjetor të vitit 2024, Kida mori dhuratën më të bukur që mund të marrë një vajzë kur feston datëlindjen. Në një mënyrë mjaft romantike, partneri i saj i propozoi për martesë.

Momentin e propozimit e publikoi vetë Kida duke shkruar:

“Ndriçove qiellin, siç ke ndriçuar jetën time.”

Një muaj më vonë, ajo ndau disa foto duke zbuluar edhe portretin e partnerit.

Kida dhe partneri drejt altarit?! Ja kur pritet të jetë dasma

Kida dhe partneri drejt altarit?! Ja kur pritet të jetë dasma

E po, tani presim vetëm fotot ekskluzive nga përgatitjet e dasmës dhe, sigurisht, çdo detaj mbi fustanin e nusërisë që Kida do të zgjedhë për ditën më të rëndësishme të jetës së saj. Urime, çifti!