
Kim Kardashian ka marrë një vendim të vështirë në rrugëtimin e saj ligjor pasi ka dështuar disa herë në provimin e jurisprudencës në Kaliforni. Burime thonë se ylli i “Kardashians”, 45 vjeç, nuk e ka dhënë provimin e shkurtit dhe nuk ka plane ta provojë sërish në korrik, sipas TMZ.
Ata që duan ta japin këtë provim kanë dy mundësi në vit, por burime thonë se Kim nuk ka ndërmend të provojë përsëri deri në vitin 2027.

Kim Kardashian ka dhënë vetëm një herë provimin e jurisprudencës në Kaliforni. Megjithatë, ajo ka dhënë edhe të ashtuquajturin “baby bar”, i cili është i detyrueshëm për hyrjen në programin e saj të praktikës ligjore, tre herë përpara se ta kalonte në përpjekjen e katërt në vitin 2021.
Ylli i reality show-t, e cila gjithashtu luan rolin e një avokateje në serialin e Ryan Murphy “All’s Fair”, e pranoi se kishte dështuar në provimin e jurisprudencës në Kaliforni në nëntor të vitit të kaluar, pas përpjekjes së saj në korrik.
Ajo shkroi në Instagram: “E po… nuk jam ende avokate. Thjesht luaj një avokate të veshur mirë në televizion.”
Ajo shtoi:
“Gjashtë vite në këtë rrugëtim ligjor dhe jam ende e përkushtuar derisa ta kaloj provimin. Pa rrugë të shkurtra, pa dorëzim, vetëm më shumë studim dhe më shumë vendosmëri.”
Lajmi për vendimin e saj për të bërë një pauzë nuk është befasues për ata që kanë ndjekur rrugëtimin e saj ligjor. Në dhjetor, ajo pranoi hapur se dështimi i kishte dëmtuar vetëbesimin.

Ajo tha për Time Magazine:
“Sapo mora rezultatet nuk u ndjeva mirë. U ndjeva pa vetëbesim për një kohë. Rezultatet i merr të premten dhe e dija që të dielën në mëngjes do të ishin publike në internet. Prandaj doja ta thosha vetë më parë dhe t’u tregoja njerëzve se nuk shkoi siç doja.”
Kardashian ka folur më herët për procesin e saj të studimit në një episod të “Kardashians”. Në episod, ajo tregoi mes lotësh se ndiente sikur po përjetonte një “krizë mendore” për shkak të studimeve të rënda për provimin.

“Do qaj, sepse është shumë rraskapitëse,” tha ajo ndërsa u emocionua, duke shtuar se kishte “arritur në një pikë bllokimi” me përgatitjen e saj.

“Kam dëmtuar shpinën dhe është sikur çdo herë që mendoj se po kaloj në një hap tjetër, diçka më kthen mbrapa,” tha ajo, duke shtuar se mezi mund të ecte dhe mezi mund të ulej nga dhimbja dhe lodhja.