Fashion & Beauty

Kjo është prova që moda nuk harron asgjë: Këpucët me takë të viteve ’80 rikthehen këtë vjeshtë

jj.webp

Nëse ka një palë këpucë që meritojnë të rikthehen në garderobë këtë vjeshtë, janë pikërisht këpucët e zeza me taka, një klasik i viteve ’80 që po merr sërish vëmendjen e botës së modës.

HEELS 250926GettyImages-2295974662 copy.webp

Street style i Javëve të Modës në Londër dhe Milano ka dhënë sinjalin e qartë: këto këpucë po rikthehen në kombinime nga më të ndryshmet, nga xhinset e përditshme te pantallonat elegante dhe fustanet.

HEELS 250926GettyImages-2296896707 copy.webp

Ajo që i bën veçanërisht interesante këtë sezon është kombinimi mes pamjes retro dhe siluetave moderne. Pra, nuk është e nevojshme të kërkoni në garderobën e mamit apo gjyshes për një palë këpucë të vjetra. Mjafton të zgjidhni modele të reja që kanë atë estetikën klasike të viteve ’80.

Nga takat e vogla te modelet më të strukturuara

Tendenca nuk kufizohet vetëm në një model. Në pasarelat dhe look-et e street style po shfaqen versione me kitten heels, taka të trasha dhe modele klasike me majë, duke e bërë trendin të përshtatshëm për stile të ndryshme.

HEELS 250926GettyImages-2296466640 copy.webp

Edhe markat e mëdha të modës kanë rikthyer këtë estetikë në koleksionet e tyre. Emra si Tom Ford, Valentino, Chanel dhe Prada kanë treguar se këpucët retro me taka janë sërish pjesë e garderobës së sofistikuar.

Si t’i vishni këtë vjeshtë?

Avantazhi i këtij trendi është se këpucët e zeza me taka funksionojnë me pothuajse gjithçka.

HEELS 250926GettyImages-2295969124 copy.webp

Me xhinse, krijojnë atë kontrastin mes casual dhe elegant që e bën një veshje të duket menjëherë më e kuruar. Mund t’i kombinoni edhe me pantallona me këmbë të gjera ose me modele barrel-leg për një pamje më moderne.

HEELS 250926GettyImages-2296415413 copy.webp

Për një outfit më elegant, mjafton t’i vishni me një fustan me frymëzim retro, ndërsa për zyrë mund t’i kombinoni me pantallona të qepura dhe një këmishë të thjeshtë.

HEELS 250926GettyImages-2296459945 copy.webp

Këtë sezon, moda po rikthehet te pjesët nostalgjike, por me një qasje më moderne. Dhe këpucët e zeza me taka janë një prej atyre klasikëve që tregojnë se disa tendenca mund të largohen për pak kohë, por nuk dalin kurrë vërtet nga moda.

HEELS 250926GettyImages-2296717272 copy.webp