
Kur ke mbi 300 parfume, është e vështirë të zgjedhësh vetëm disa të preferuar. Por Eudora Nwasike, krijuese përmbajtjeje dhe specialiste e certifikuar në parfumeri, thotë se ka shtatë aroma që i sjellin vazhdimisht të njëjtin reagim: njerëzit e ndalojnë për ta pyetur çfarë parfumi ka hedhur.
Nga aroma të ëmbla e sensuale te kompozime më të errëta dhe me nota druri, këto janë parfumet që, sipas saj, bëjnë më shumë përshtypje.

Giorgio Armani Stronger With You Powerfully
Një përzierje e qershisë, gështenjës së tymosur dhe vaniljes bourbon, e balancuar nga livandoja e freskët. Nwasike e përshkruan si një parfum ideal për takimin e parë, pikërisht sepse është një nga ato aroma që të bëjnë të afrohesh pak më shumë dhe të pyesësh: “Çfarë parfumi është ky?”

Zara Fashionably London Elixir
Nga koleksioni Cities i Zara-s, krijuar në bashkëpunim me Jo Malone, ky është parfumi tek i cili ajo thotë se rikthehet më shpesh. Ka trëndafil të ëmbël, bergamot dhe myshk të pastër, pa atë ndjesinë e rëndë apo “pudër” që mund të kenë disa aroma klasike florale. Sipas saj, zgjat mbi tetë orë në lëkurë dhe rroba.

Amouage Purpose
Një aromë pikante, e tymosur dhe drunore, me temjan, dru sandali dhe akigalawood. Është një parfum i fortë dhe, sipas Nwasike, mjafton pak për t’u ndier për orë të tëra. Ajo thotë se është ndër aromat që i sjellin komentet më të drejtpërdrejta, nga “mban shumë aromë të mirë” te “të ndjeva para se të të shihja”.

Balmain Carbone
I krijuar nga parfumeri Quentin Bisch, i njohur edhe për parfume si Good Girl, Nomade dhe Delina, Carbone kombinon trëndafilin, notat drunore dhe një karakter pak më androgjen.

Phlur Cherry Stem
Nëse ju pëlqejnë aromat e ëmbla, por jo tepër të sheqerosura, kjo është një zgjedhje më e lehtë për t’u mbajtur. Qershia e zezë kombinohet me lëkurë të butë dhe karamel të ngrohtë, ndërsa një nuancë pak alkoolike e mban aromën larg ëmbëlsisë së tepruar.

Byredo Bal d’Afrique Absolu de Parfum
Bergamoti dhe rrushi pa fara i zi hapin aromën, përpara se të kalojë në praline dhe një bazë të ngrohtë drunore e amber. Edhe pse ka nota të thella, Nwasike thotë se vazhdon të ndihet e pastër dhe e freskët.

Frédéric Malle Contre-Jour
Një nga aromat më të reja në listë, por që sipas saj është kthyer menjëherë në një nga më të komplimentuarat. Në qendër ka immortelle (lloj luleje), me aromë mjalti dhe të tymosur, të balancuar nga trëndafili dhe druri i sandalit. Nwasike e përshkruan me tre fjalë: artistik, kompleks dhe enigmatik.
-
-
-
Test: Cili parfum ikonik të përshtatet më së shumti?
13 Shkurt, 19:11 -
-
Një listë me parfume që do të të vënë në shënjestër të komplimenteve
27 Nëntor, 12:34




