Showbiz

Konflikti që s’e prisnim! Ç’po ndodh mes Bleona Qerretit dhe Evi Kokalarit? o.O

Konflikti që s’e prisnim! Ç’po ndodh mes Bleona Qerretit
Bleona/ Evi Kokalari

Nëse ka një njeri që di gjithmonë mënyrën se si të trazojë ujërat, është gjithnjë Bleona Qerreti! Rishtazi, këngëtarja ka paditur Evi Kokalarin me arsyen se ka qenë viktimë e një fushate shpifjesh dhe manipulimesh, të cilat i kanë dëmtuar rëndë reputacionin dhe karrierën ndërkombëtare.

Padia e Bleonës

Padia është depozituar në qarkun Queens, në Neë York dhe Bleona kërkon një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh. Lajmi u shpërnda me shpejtësi dhe këngëtarja e akuzon Evin për:

• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht.

• Denigrim në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal.

• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të palës paditëse.

• Tentativa për bojkotim të eventeve ku paditësja ka qenë e përfshirë.

• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik.

Sipas Bleonës, që prej vitit 2022, Evi Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj saj. Ajo pretendon se Evi ka shtrembëruar faktet dhe ka krijuar narrativa të rreme, për të dëmtuar reputacionin e saj. Qëllimet, sipas këngëtares, kanë qenë dashakeqëse dhe të qëllimshme, për të shkaktuar dëme të pariparueshme për imazhin publik të Bleonës, si në SHBA, ashtu edhe në Shqipëri.

Nëpër media të ndryshme raportohet se Bleona dhe Evi kanë qenë mike, por Evi e shfrytëzoi shoqërinë e tyre për përfitime personale dhe pasi u ndje e kërcënuar nga fama e Bleonës, në rrethe të ndryshme, përhapi thashetheme të pabaza. Më pas, pretendohet se ajo nisi një fushatë hakmarrëse ndaj Bleonës, duke bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të Bleonës në rrjete sociale dhe media, me qëllim që të shkaktonte polemika dhe të dëmtonte në mënyrë të parikuperueshme reputacionin e saj.

Reagimet e Evit:

Nisur nga kjo padi shokuese, Evi Kokalari ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, duke u shprehur:

"Deklarata për shtyp që paditësja i ka nisur medias shqiptare sot, është absurditet sidomos kur zgjedhë copëzat të saj thjesht për të dëmtuar figurën time, ndërkohë që për dëmtim figure më akuzon në këtë padi. Nuk di nëse duhet ta quaj tragjedi sociale këtë fenomen, ku individë të fushës së artit aludojnë se jemi ne të politikës që po u dëmtojnë reputacionin, apo janë ata që fusin hundët në çështjet dhe marrëdhëniet tona, duke sjellur dëme në relacione politike që janë ndërtuar për të ndihmuar në çështjet e Shqipërisë dhe Kosovës. Të përmëndësh emra që janë pjesë e administratës së presidentit (Donald) Trump, në një padi kaq ordinere dhe pastaj ta çosh për publikimin në median shqiptare, është diçka që do ti kthehet paditësit vetë si ‘boomerang’”.

Më tej, Evi u shpreh:

“Përtej kësaj, padia ka absurditete dhe gënjeshtra, për të cilën janë gati të dalin dëshmitar individë që janë boll të njohur në Shqipëri. Thjesht se ti pretendon diçka në një dokument gjyqi, nuk do të thotë që është e vërtetë”.

Por, Evit nuk i doli e keqja dhe u shpreh sërish në një deklaratë në rrjetet sociale, kushtuar mediave “idiote” që shkruajnë për “idiotlliqet e një të çmendure”.

“Deklaratë për mediat idiote që vazhdojnë shkruajnë idiotlliqet e një të çmendure:
1. Nuk kam qenë kurrë shoqe me këtë të çmendurën!
2. Ato (thashethemet e pretenduara) për Ilir Metën dhe Edi Ramën kanë dalë nga goja e saj. Pikë. (Dhe kjo është e verifikueshme).
3. Nuk ka asgjë që kam thënë publikisht apo privatisht që ka qenë shpifje dhe nuk kam frikë as nga kjo dhe as nga çfarëdo lloj padie”.

Evi shtoi:

“Kot nuk flas dhe i qëndroj çdo komenti që kam shprehur më parë. Nëse kam fakte, flas fort, nëse jam e lëkundur, i lë postimet e hapura për opinione dhe gjithnjë përdor gjuhë që për arsye legale, kuptohet që janë analiza politike. Tani, më nisin artikuj të tjerë për padinë që tashmë e ka përkthyer në shqip dhe e ka botuar nëpër gazeta në Shqipëri, ndërkohë, avokati im akoma nuk ka pasur një moment që ta lexojë”.

Ajo kërkoi edhe mendimin e avokatëve në Shqipëri, duke pretenduar se diçka nuk shkon me këtë padi:

“Ju avokatët e Shqipërisë më thoni, është normale që një padi të përkthehet në shqip dhe të botohet në gazeta përpara se i padituri të përgjigjet në gjykatë? Ka diçka që nuk shkon këtu dhe fakti është që kësaj nuk i intereson fare gjyqi, por fama e saj në Shqipëri që ka katër vjet që mundohet të ngrejë profilin e vet në kurrizin tim dhe duke pretenduar se është afër me njërezit e Donald Trump-it. NUK ËSHTË. Unë nuk di si t’ia them medias, ky NUK është sherr mes dy vetësh. Kjo çështje ka të bëjë me një të çmendur që po mundohet me çdo kusht ta lidhë emrin e saj me timin. Kësaj nuk i kam folur që në 2022-shin dhe seriozisht atëherë dikush më tha ‘thjesht neutralizoje’ - dhe kjo këshillë ishte me mend, por unë e largova totalisht sepse nuk kishim asgjë të përbashkët. Dhe kjo që atëherë nuk më është ndarë”.

Evi thekson se nuk ka shkruar kurrë për këtë, duke saktësuar se Bleona “i është ngjitur si morr” asaj dhe diplomatit amerikan Richard Grenell.

“S’kam shkruar kurrë për këtë, por kam shkruar për Grenell dhe çështjet e Kosovës dhe meqë kjo na ishte ngjitur si morr të dyve dhe krijoi shumë probleme, e kam përmëndur tangent, por gjithnjë thelbi ka qënë Grenell dhe lidhjet e tij te dyshimta në Shqipëri. Në këtë pikë, do flas me avokatin nëse duhet t’i përgjigjemi dhe ne me një kundër padi për $15 million për dëmtim figure, sepse qartazi çfarë abuzimi i ka bërë kjo figurës time këto tre ditë nëpërmjet medias, vetëm me gjykatë e polici mund t’i japësh fund”.

“Kaq! Për të tjerat, më vjen pështirë që duhet të merremi dhe me një të çmendur tjetër, ndërkohë që fokusi duhet të jetë vetëm sesi të shpëtojmë atë vend që në këtë katërvjeçar, do ta privatizojnë për një lekë dhe do t'ia kalojnë vetes së tyre! Por s’thonë kot, fshati digjet…!”.

KAQ kemi edhe ne! 

REELS

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight