Fashion & Beauty

Kozmetikoreksia, fenomeni që po i bën vajzat e vogla të fiksohen pas skincare-it

86af9303d5a5b6e1772abad26383b714.jpg

Një trend i ri që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale po shqetëson gjithnjë e më shumë dermatologët dhe psikologët. Quhet kozmetikoreksi dhe përshkruan fiksimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me produktet e bukurisë, rutinat e kujdesit për lëkurën dhe kërkimin e një pamjeje “perfekte” që në moshë shumë të hershme.

Një nga shembujt më të njohur është 13-vjeçarja Ellie-May, e cila ka grumbulluar më shumë se 330 mijë ndjekës në TikTok duke ndarë rutinat e saj të kujdesit për lëkurën dhe videot e grimit. Nëna e saj, Sophie, ka deklaruar për BBC se aktiviteti i vajzës në rrjetet sociale sjell mbi 50 mijë paund të ardhura në vit.

Por ndërsa suksesi i saj online mund të duket mbresëlënës, ekspertët paralajmërojnë se fenomeni po krijon probleme serioze për shëndetin fizik dhe emocional të fëmijëve.

Fenomeni lidhet ngushtë me trendin e njohur si “Sephora Kids”, ku paraadoleshentët dhe adoleshentët shpenzojnë shuma të konsiderueshme për produkte të kujdesit të lëkurës që zakonisht janë krijuar për të rriturit.

 

Dermatologia britanike Dr. Jean Ayer, me afro dy dekada eksperiencë, tregon se po sheh gjithnjë e më shumë fëmijë që përdorin serume, tonikë, pastrues dhe produkte kundër plakjes.

“Këto produkte janë krijuar për tregun anti-age. Në rastin më të mirë janë të panevojshme për fëmijët, ndërsa në rastin më të keq mund të dëmtojnë lëkurën e tyre të ndjeshme”, shpjegon ajo.

Sipas saj, nuk janë të rralla rastet kur prindërit kërkojnë këshilla për rutina bukurie për fëmijë vetëm tetë ose nëntë vjeç.

Psikologu italian Alberto Stefana paralajmëron se kozmetikoreksia nuk ka të bëjë vetëm me produktet e bukurisë, por edhe me mënyrën se si fëmijët ndërtojnë identitetin e tyre.

Ai vëren se shumë fëmijë që shfaqin shenja të këtij fenomeni përjetojnë turp, ankth dhe pasiguri të forta për pamjen e tyre.

“Kam parë fëmijë shtatë apo tetë vjeç që nuk duan të shkojnë në shkollë për shkak të turpit që ndiejnë. Ata krahasojnë veten vazhdimisht me imazhet që shohin në rrjetet sociale dhe mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë”, shpjegon ai.

Psikologu social Jonathan Haidt, autor i librit “The Anxious Generation”, e konsideron kozmetikoreksinë një nga fenomenet më shqetësuese të viteve të fundit.

Sipas tij, mediat sociale po u imponojnë vajzave shumë të reja standarde bukurie të paarritshme, duke i shtyrë drejt një obsesioni me pamjen e jashtme.

“Fëmijëve gjithmonë u ka pëlqyer të imitojnë të rriturit, por ky trend nuk ka lindur nga loja apo imagjinata. Ai është produkt i rrjeteve sociale dhe standardeve të tyre të bukurisë”, thekson ai.

Ekspertët paralajmërojnë se pas videove të pafajshme “Get Ready With Me” apo rutinave të kujdesit për lëkurën fshihen pasoja më të thella. Përveç ndikimit në vetëvlerësim dhe shëndetin mendor, ekspozimi i vazhdueshëm i fëmijëve në rrjetet sociale ngre edhe shqetësime për privatësinë dhe sigurinë e tyre.

Ndërsa industria e bukurisë vazhdon të zgjerohet tek grupmoshat gjithnjë e më të reja, specialistët bëjnë thirrje që prindërit të jenë më të kujdesshëm dhe të ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me pamjen e tyre.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi