Showbiz

Kris Jenner thotë se Ozempic i 'bëri shumë keq', tregon çfarë funksionoi më pas

Kris Jenner thotë se Ozempic i 'bëri shumë keq', tregon
Foto: Kris Jenner/ Dimitrios Kambouris/Getty

Kris Jenner ka folur hapur për përvojën e saj me ilaçin për humbje peshe Ozempic, duke treguar se e ka provuar përpara se të bëhej i njohur gjerësisht, por nuk i kishte bërë mirë.

Në një dalje në podcast-in "SHE MD", 70-vjeçarja tregoi se përvoja e saj me këtë ilaç GLP-1 nuk kishte qenë aspak e lehtë:

“Nuk kam bërë, si të thuash, Ozempic. E provova. E provuam një herë kur askush nuk e dinte çfarë ishte dhe më bëri shumë keq.”

Kris Jenner thotë se Ozempic i 'bëri shumë keq', tregon

Ajo shpjegoi se efektet anësore kishin qenë të forta:

“Nuk mund të punoja më. Nuk mundesha. Isha shumë keq, kisha përzierje. Dhe doktoresha më tha: ‘Në rregull, në rregull. Le të provojmë diçka tjetër.’”

Pas kësaj përvoje, Jenner tha se kishte kërkuar alternativa të tjera me mjeken e saj, derisa gjetën një zgjidhje më të përshtatshme.

“E kuptova se injeksionet me peptide ishin shumë të mira për mua. Dhe pastaj i kombinoj me suplemente.”

Kris Jenner thotë se Ozempic i 'bëri shumë keq', tregon

Ajo shtoi se kjo për të kishte qenë një ndryshim i madh:

“Dhe kjo ishte një pikë kthese. Kjo më dha edhe disa orë më shumë në mbrëmje, sepse zgjohem shumë herët. Zakonisht dua të shtrihem sapo mbaroj email-in e fundit, telefonatën e fundit, shoh fëmijët, ha darkë dhe pastaj jam e mbaruar.”

Jenner tha gjithashtu se kjo rutinë i ka rritur energjinë dhe ndihmon edhe për flokët, thonjtë dhe lëkurën.

Në të njëjtën intervistë, ajo foli edhe për ndërhyrjen estetike në fytyrë, duke thënë se është e kënaqur me rezultatin dhe e konsideron një vendim personal për t’u ndier më mirë me veten.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Kris Jenner says Ozempic 'did a lot of damage' to her, reveals what worked next

Kris Jenner thotë se Ozempic i 'bëri shumë keq', tregon
Photo: Kris Jenner/ Dimitrios Kambouris/Getty

Kris Jenner has spoken openly about her experience with the weight loss drug Ozempic, revealing that she tried it before it became widely known, but it didn't do her any good.

In an appearance on the "SHE MD" podcast, the 70-year-old revealed that her experience with this GLP-1 drug had not been easy at all:

"I haven't done, so to speak, Ozempic. I tried it. We tried it once when nobody knew what it was and it made me really sick."

Kris Jenner thotë se Ozempic i 'bëri shumë keq', tregon

She explained that the side effects had been severe:

“I couldn't work anymore. I couldn't. I was so sick, I had nausea. And the doctor said, 'Okay, okay. Let's try something else.'”

After this experience, Jenner said she sought out other alternatives with her doctor until they found a more suitable solution.

"I found that peptide injections were really good for me. And then I combine them with supplements."

Kris Jenner thotë se Ozempic i 'bëri shumë keq', tregon

She added that this had been a big change for her:

“And that was a turning point. That gave me a few more hours in the evening, because I wake up so early. Usually I want to go to bed as soon as I finish the last email, the last phone call, see the kids, have dinner, and then I’m done.”

Jenner also said that this routine has increased her energy and also helps with her hair, nails, and skin.

In the same interview, she also spoke about the cosmetic surgery on her face, saying that she is satisfied with the result and considers it a personal decision to feel better about herself.