Showbiz

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ka disa lajme që nuk kalojnë dot filtrin tonë editorial - jo se janë skandaloze, jo se s’kanë pak “lëng”, por se... le ta themi troç: nuk na bindin mjaftueshëm për t’i marrë seriozisht.

Por ja që jetojmë në një botë ku dikush ka parë dikë me dikë, dikush ka bërë “unfollow”, dhe dikush tjetër ka postuar një citat pasivo-agresiv. Dhe njerëzit duan ta dinë.

“Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet” është vendi ku i lëmë të gjitha këto copëza - gjysmë të rëndësishme, gjysmë “për muhabet”, ndonjë thashethem që s’e kemi konfirmuar dot (po as e kemi marrë mundimin ta konfirmojmë) dhe disa detaje që ndoshta janë thjesht fryt i imagjinatës kolektive të rrjeteve sociale.

Këtu mund të gjeni gjithçka: nga “çfarë kanë thënë” te “mos e merr për të sigurt”, e deri te “hë, po këtë pse e lexova?”. Nuk janë lajme që do t’ju ndryshojnë ditën. Janë më shumë si ato reels-at që i sheh pa zë, pa dëshirë...por gjithsesi i sheh. 

Egli na tregon të rejat nga karriera e saj muzikore

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Egli do të vijë me më shumë këngë. E pra, mirë e lexuat! Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egli u shpreh:

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se nga sot, karriera ime muzikore është zyrtarisht nën menaxhimin e labelit SBS Entertainment”, duke i bërë tag edhe menaxherit. Më tej, vijoi:

“Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta, gjithmonë me përkushtim dhe dashuri për ju që më keni mbështetur deri tani e që nuk mund t’ua kthej kurrë mjaftueshëm. Faleminderit për besimin dhe që jeni pjesë e këtij rrugëtimi. Ju dua, e juaja, Egli xx”.

Domethënë, bëhuni gati për të tjera prurje muzikore. Thjesht, urojmë të mos përfundojnë si bashkëpunimet me Fifin.

Drenusha Latifi flet për pjesëmarrjen në “BBVK”

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Drenusha Latifi, një ndër konkurrentet më të diskutuara në “BBVK”, tregoi për përvojën e saj në reality show, duke e cilësuar si një prej përvojave më të bukura. Në intervistën e saj për “Sol Summer”, ajo u shpreh:

“Ka qenë një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është me rëndësi ta shijosh. Por për mua s’e pata aq të thjeshtë, për shkak të mallit për fëmijë, ai ishte problemi më i madh për mua,” tha Drenusha, duke theksuar se nuk lejoi askënd tjetër t’i krijonte tensione.

Meda rrëfen ndikimin e thashethemeve në jetën e tij private

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Mund ta kishe harruar ti, por jo emisioni “Weekend”, ku Meda ishte i ftuar dhe rrëfeu një nga çastet kur thashethemet për një divorc nga e shoqja e tij, prekën edhe fëmijët.

“Njëherë ishte shkruar që jam ndarë nga Lulja, që i kam ikur dhe ajo më ka marrë fëmijët. Në atë kohë, fëmijët e mi dinin të lexonin dhe në mbrëmje më pyesin: “Babi, a je ndarë ti me mamin?’”, rrëfeu këngëtari, por më tej, theksoi se edhe pse qarkullojnë të tilla lajme, sërish, ai dhe e shoqja vijojnë të jenë në një marrëdhënie të fortë.

A mund të ketë një romancë mes Erandit dhe Elinarës?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Edhe mbase…Elinara e la derën e hapur, megjithëse është pak e zhgënjyer që Erandi e eliminoi nga gara. Patjetër, u shokua, por që, gjithsesi, pa praninë e kamerave mund të ndodhë diçka. Domethënë, s’po e themi ne, por Elinara vetë.

“Erandi mund të zgjidhte dashurinë, por zgjodhi lojën. Mbase jashtë mund të ndodhë diçka, por nuk mbaj shpresa të kota”, u shpreh ajo në “Ferma Club”.

Erandi dhe Elinara kanë pasur ca shkëndija të vogla brenda fermës, por të shohim tani se ç’do ndodhë.

Big Basta tregon se ç’do të bëjë me paratë e çmimit të madh nga “Ferma VIP”

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Nëse ke qëndruar në shpellë dhe s’e di, s’të gjykojmë, por të themi se Big Basta fitoi “Ferma VIP”. Ai tregoi edhe se ç’do bëjë me 100 mijë eurot që fitoi, duke u shprehur se do t’i përkushtohet muzikës dhe albumit të tij të ri.

“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij”, tha ai, duke shtuar se edhe do të kalojë më shumë kohë me njerëzit e dashur.

Ka një krizë mes Sarah Berishës dhe DJ PM?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Duke qenë se shumë njerëz rrojnë për Instagram-in, vunë re se Sarah Berisha s’e uroi DJ PM për ditëlindjen e tij dhe menjëherë u dyshua për një krizë. Patjetër, duke qenë se njerëzit edhe mund të ndahen, s’përjashtohet si mundësi, por përpara se ta presim me thikë, duhet të kujtojmë edhe se rrjetet sociale s’janë gjithçka, madje, edhe të konsiderojmë faktin se mbase Sarah e ka uruar privatisht partnerin.

Nejse, DJ PM uroi veten, kështu që në rregull është.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DJ PM (@djpm_)

Tayna po vjen me një këngë të re?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Vera është këtu, projektet muzikore gjithashtu. Duke qenë se Tayna nuk para zhgënjen, ndoshta po vjen me një hit të ri. Ajo ka bërë disa postime në Instagram, ku “ngacmoi” pak audiencën.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

“Për ty kom nevojë si…”, shkroi ajo në një foto të publikuar në Instastory dhe me shumë gjasa, ose është titulli i këngës, një varg, ose një dedikim. S’e dimë, por këtu jemi, do e marrim vesh.

Rikthehet Kida!

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Kida do sjellë një këngë të re, në bashkëpunim me këngëtarin Oualid. Kënga do të titullohet “Amoura” dhe është ritmike, ndaj me shumë gjasa do ta dëgjosh kudo gjatë verës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oualid (@oualidofficial)

Kaq kishim. Faleminderit për vëmendjen.

Digjet shtëpia e Françeska Muratit

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Françeska Murati na tregoi se kishte blerë një shtëpi të re në Tiranë, por mbase e kanë marrë mësysh, sepse banesa është përfshirë nga flakët.

Në videot që qarkullojnë në rrjet shihet flakët që përfshijnë banesën dhe dalin prej ballkonit. Dëmet materiale, thuhet se janë të konsiderueshme, por fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ndërkohë, policia po punon për të gjetur shkaqet e zjarrit.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb