Fashion & Beauty

Kurrë s'do të dukesh 'jashtë mode' nëse e kombinon kështu këtë trend pantallonash

Kurrë s'do të dukesh 'jashtë mode' nëse e
Foto: TheStewartofNY/GC Images

Ka disa tendenca mode që mendojmë se i kemi lënë përgjithmonë pas, por moda ka një zakon të çuditshëm: ajo gjithmonë gjen një mënyrë për t’i rikthyer. Këtë herë radha është e pantallonave të zeza treçerekëshe, një model që shumëkush mund ta kishte konsideruar të dalë nga moda, por që vajzat më me stil po e sjellin sërish në vëmendje.

Një prej tyre është edhe Charli XCX, e cila u pa së fundmi në Bruklin me këtë model pantallonash dhe arriti t’i bëjë të duken krejtësisht ndryshe. Duke qenë se këngëtarja njihet për stilin e saj të guximshëm dhe paksa rebel, zgjedhja e një modeli kaq klasik ishte disi surprizuese, por rezultati ishte elegant dhe shumë aktual.

Sekreti i saj? Dy pjesë shumë të thjeshta: një kanotiere e bardhë dhe një palë këpucë të zeza me majë dhe takë. Për ta kompletuar pamjen, ajo zgjodhi edhe një çantë të zezë me formë të strukturuar.

Në vend që ta ndërlikonte veshjen me shumë aksesorë apo detaje, Charli tregoi se pikërisht thjeshtësia është ajo që i bën këto pantallona të duken moderne. Një kombinim i pastër, i rregullt dhe pa shumë përpjekje është mënyra më e mirë për t’i dhënë një jetë të re një modeli që dikur konsiderohej i vjetëruar.

Nëse ke ende një palë pantallona treçerekëshe të zeza në garderobë, ndoshta ka ardhur momenti t’i nxjerrësh sërish në dritë. Mjafton t’i shoqërosh me bazat e duhura dhe do të duken sikur sapo kanë dalë nga një koleksion i ri.

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!