
Shailene Woodley tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e 78-të të çmimeve Emmy, por këtë herë jo për arsyen që do donte. Veshja e aktores shkaktoi një valë reagimesh në rrjet, me shumë fansa që nuk u bindën aspak nga zgjedhja e saj stilistike.
Woodley u shfaq në ceremoninë e mbajtur më 14 shtator në Teatrin Peacock, në Los Angeles, me një look mjaft të pazakontë. Ajo kishte veshur një kostum në ngjyrë blu të çelët, me dekolte të theksuar, të kombinuar me pantallona voluminoze të zbukuruara me gurë dhe doreza lëkure në ngjyrë burgundy.
Pamjen e kompletonte një gjerdan i madh ari me gurë shumëngjyrësh, duke krijuar një kombinim që synonte të ishte i guximshëm dhe i pazakontë.

Por në rrjet, look-u nuk u prit me të njëjtin entuziazëm.
Disa përdorues në X e konsideruan veshjen të shëmtuat, ndërsa kritikat u drejtuan edhe ndaj stilistes së aktores, Carla Welch, e cila ishte përgjegjëse për look-un.
“Kush i tha që duket bukur? Dhe a u pa në pasqyrë?”, shkroi një përdorues. Një tjetër komentoi se veshja “as nuk i rri” aktores dhe kritikoi stilisten për zgjedhjen.

Reagimet vazhduan edhe pas përfundimit të ceremonisë, me disa fansa që e cilësuan kombinimin si një prej zgjedhjeve më të çuditshme të mbrëmjes.
Nuk dihet nëse Woodley i ka parë komentet gjatë ceremonisë, por disa orë më vonë ajo u shfaq në një festë pas Emmy-ve me një tjetër element në veshje. Aktorja e kishte mbuluar kostumin blu me një bluzë me printime, duke krijuar një pamje më casual për after-party-n.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, zgjedhja e saj tregoi edhe një herë se tapeti i kuq i Emmy-ve nuk është vetëm një garë për pamjen klasike dhe elegante. Look-u i Woodley ishte padyshim një nga më të komentuarit e mbrëmjes, edhe pse jo domosdoshmërisht për arsyet që do të kishte dashur.


