Relationships

Ky është miti më i madh (dhe i gabuar) në lidhje me marrëdhëniet afatgjata dhe pasionin

Ky është miti më i madh (dhe i gabuar) në lidhje me

Ekspertja e njohur Emily Nagoski sfidon një nga bindjet më të përhapura për marrëdhëniet, idenë se “shkëndija” dhe pasioni janë thelbi i një lidhjeje të suksesshme.

Sipas saj, kjo është më shumë një mit sesa realitet. Për vite me radhë, na është thënë se pasioni zbehet me kohën dhe se çiftet duhet ose të luftojnë për ta mbajtur gjallë, ose ta pranojnë humbjen e tij. Por kjo mënyrë të menduari jo vetëm që është e pasaktë, por edhe krijon presion të panevojshëm.

Çfarë ka më shumë rëndësi se pasioni?

Ky është miti më i madh (dhe i gabuar) në lidhje me

Në vend që të fokusohemi te “shkëndija”, Nagoski sugjeron një qasje tjetër: kënaqësinë. Sipas saj, një jetë seksuale e mirë nuk matet me intensitetin e dëshirës apo spontanitetin, por me sa shumë e shijojnë partnerët përvojën.

Dëshira nuk është gjithmonë spontane - Ekspertët dallojnë dy lloje dëshire:

Dëshira spontane – ajo që lind papritur, si në fillimet e një lidhjeje

Dëshira reaguese – ajo që zhvillohet gjatë afrimitetit dhe përvojës

Në marrëdhëniet afatgjata, është kjo e dyta ajo që luan rol më të madh. Shpesh, dëshira nuk vjen para momentit intim, por gjatë tij.

Ky është miti më i madh (dhe i gabuar) në lidhje me

Kënaqësia varet nga konteksti

Një tjetër pikë kyçe është se kënaqësia nuk është automatike. Ajo ndikohet nga gjendja emocionale, ambienti, si dhe komunikimi me partnerin.

Ndryshe nga mitet që shohim në filma apo lexojmë në libra, nuk ekziston një “formulë” universale që funksionon për të gjithë.

Në fund, Nagoski thekson se çiftet duhet të ndalojnë së ndjekuri një ideal të vjetër dhe të fokusohen te ajo që ka vërtet rëndësi: komunikimi, besimi dhe kënaqësia e përbashkët

Sepse në një marrëdhënie të shëndetshme, nuk ka një mënyrë “të duhur” për të ndjerë dëshirë seksuale apo pasion ka vetëm mënyrën që funksionon për ju.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

This is the biggest (and wrong) myth about long-term relationships and passion

Ky është miti më i madh (dhe i gabuar) në lidhje me

Renowned expert Emily Nagoski challenges one of the most widespread beliefs about relationships, the idea that "spark" and passion are the essence of a successful relationship.

According to her, this is more myth than reality. For years, we've been told that passion fades over time and that couples must either fight to keep it alive or accept its loss. But this way of thinking is not only inaccurate, it also creates unnecessary pressure.

What matters more than passion?

Ky është miti më i madh (dhe i gabuar) në lidhje me

Instead of focusing on the "spark," Nagoski suggests a different approach: pleasure. According to her, a good sex life is not measured by the intensity of desire or spontaneity, but by how much partners enjoy the experience.

Desire is not always spontaneous - Experts distinguish two types of desire:

Spontaneous desire – that which arises suddenly, like at the beginning of a relationship

Reactive desire – that which develops through intimacy and experience

In long-term relationships, it's the latter that plays a bigger role. Often, desire doesn't come before the intimate moment, but during it.

Ky është miti më i madh (dhe i gabuar) në lidhje me

Pleasure depends on context

Another key point is that pleasure is not automatic. It is influenced by emotional state, environment, and communication with the partner.

Unlike the myths we see in movies or read in books, there is no universal "formula" that works for everyone.

Ultimately, Nagoski emphasizes that couples need to stop chasing an old ideal and focus on what really matters: communication, trust, and shared pleasure.

Because in a healthy relationship, there is no "right" way to feel sexual desire or passion, there is only the way that works for you.