News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (16).png

Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje të re, në fokus edhe Ngushtica e Hormuzit

Screenshot 2026-06-14 135643.png

Një zyrtar i lartë iranian ka deklaruar se drafti përfundimtar i memorandumit mes Iranit dhe SHBA-së përfshin një sërë çështjesh kyçe, nga programi bërthamor i Teheranit deri te sanksionet ndaj industrisë së naftës. Sipas tij, marrëveshja përfundimtare pritet të diskutohet brenda 60 ditëve pas miratimit nga të dyja palët.

Drafti parashikon rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, ndërsa SHBA do të nisë heqjen e bllokadës detare ndaj porteve iraniane. Procesi i heqjes së bllokadës do të fillojë menjëherë pas nënshkrimit dhe pritet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Britania ndalon një cisternë ruse në Kanalin Anglez, Ukraina falenderon Londrën

Screenshot 2026-06-14 135700.png

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka falenderuar Mbretërinë e Bashkuar për “udhëheqjen dhe veprimin vendimtar” pasi autoritetet britanike ndaluan një cisternë nafte ruse në Kanalin Anglez. Operacioni u zhvillua të dielën dhe zgjati rreth gjashtë orë.

Sipas qeverisë britanike, komandot e Marinës Mbretërore dhe oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit hipën në bordin e anijes ruse Smyrtos. Operacioni u mbështet nga helikopterë ushtarakë, avionë të Forcave Ajrore Mbretërore dhe anije të marinës britanike.

SHBA ndalon aksesin e të huajve në disa modele të avancuara të inteligjencës artificiale

Screenshot 2026-06-14 135741.png

Administrata amerikane ka urdhëruar kompaninë Anthropic të pezullojë aksesin e shtetasve të huaj në disa nga modelet e saj më të fuqishme të inteligjencës artificiale. Masa është marrë për arsye sigurie kombëtare, sipas një njoftimi të kompanisë.

Anthropic bëri të ditur se ka marrë një letër zyrtare nga qeveria amerikane, duke i kërkuar të ndërpresë përdorimin e modeleve Fable 5 dhe Mythos 5 për të gjithë shtetasit e huaj, brenda dhe jashtë SHBA-së. Kompania theksoi se modelet e tjera të saj nuk do të preken nga ky vendim.

Rusia përdor “flotën fantazmë” për të shmangur sanksionet

Screenshot 2026-06-14 135719.png

Autoritetet perëndimore po shtojnë përpjekjet për të goditur të ashtuquajturën “flotë fantazmë” të Rusisë, një rrjet anijesh që përdoret për transportin e naftës jashtë skemave të sanksioneve ndërkombëtare. Këto mjete lundruese operojnë shpesh me pronësi dhe sigurime të paqarta.

Sipas vendeve perëndimore, kjo flotë i mundëson Moskës të vazhdojë eksportet e naftës pavarësisht kufizimeve të vendosura pas nisjes së luftës në Ukrainë. Ndalimi i cisternës Smyrtos nga Britania shihet si pjesë e përpjekjeve për të frenuar këtë praktikë.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_