News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

5.jpg
Foto: Ngjarje në botë/ The Guardian/ Euronews

SHBA-ja dhe Irani thonë se është arritur një marrëveshje paqeje

1.jpg

SHBA-ja dhe Irani kanë njoftuar një marrëveshje paraprake paqeje për t’i dhënë fund luftës, me synimin për të rihapur ngushticën strategjike të Hormuzit dhe për të ulur tensionet në rajon, por shumë detaje të rëndësishme mbeten ende të paqarta.

Marrëveshja është njohur nga liderë ndërkombëtarë dhe ka sjellë rënie të çmimeve të naftës dhe rritje të tregjeve financiare, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar atë si një hap drejt paqes.

Megjithatë, çështjet kryesore si programi bërthamor i Iranit, pasurimi i uraniumit dhe zbatimi afatgjatë i marrëveshjes vazhdojnë të mbeten burim mosmarrëveshjesh.

Raketat ruse godasin zemrën e Kievit, zjarr në një monument të trashëgimisë botërore

2.jpg

Një sulm masiv rus me raketa dhe dronë goditi Ukrainën gjatë natës, duke shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe dëme të mëdha në Kiev dhe qytete të tjera.

Mes objektivave të goditura ishte edhe Kyiv Pechersk Lavra, një nga vendet më të rëndësishme fetare të Ukrainës dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku shpërtheu zjarr në Katedralen e Fjetjes së Hyjlindëses.

Sulmet vijnë ndërsa Rusia ka paralajmëruar rritje të bombardimeve dhe në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Kievit dhe Moskës mbeten të ngadalta.

Ekspertët e energjisë paralajmërojnë për rimëkëmbje të ngadaltë të furnizimit me naftë dhe gaz pas marrëveshjes me Iranin

3.jpg
 
Ekspertët e energjisë paralajmërojnë se çmimet e larta të naftës dhe gazit nuk do të bien menjëherë, pavarësisht marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe për rihapjen e ngushticës së Hormuzit. 

Rikthimi i furnizimeve në nivele normale mund të zgjasë me muaj, pasi anijet e bllokuara duhet të rifillojnë transportin dhe prodhuesit e naftës të rinisin gradualisht operacionet e pezulluara.

Sipas specialistëve, pasiguria për stabilitetin afatgjatë të armëpushimit mbetet pengesa kryesore për normalizimin e plotë të tregut energjetik.

Mijëra njerëz protestojnë për G7 në Gjenevë, ndërsa Trump dhe udhëheqës të tjerë përgatiten për samitin në Francë

4.jpg
  
Rreth 20 mijë protestues dolën në rrugët e Gjenevës një ditë para nisjes së samitit të G7 në Francë, duke protestuar për çështje si luftërat, mjedisi, të drejtat palestineze dhe politikat e vendeve më të pasura të botës.

Demonstrata u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku u hodhën gurë, shishe dhe mjete piroteknike, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji.

Për shkak të shqetësimeve për sigurinë, autoritetet franceze dhe zvicerane kanë angazhuar mijëra efektivë policie dhe kanë marrë masa të forta mbrojtëse për samitin. 

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_