News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian

Vdes fëmija i katërt në Francë, ndërsa vala brutale e të nxehtit në Europë parashikohet të zhvendoset drejt lindjes

Një valë e paprecedentë të nxehti po godet Europën, duke shkaktuar viktima dhe duke vënë nën presion sistemet shëndetësore.

Në Francë ka shkuar në katër numri i fëmijëve të vegjël që kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme, ndërsa më shumë se 55 persona janë mbytur, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se gati gjysma e qyteteve më të mëdha të kontinentit po përjetojnë nivele rekord të stresit termik.

Ndërkohë, vala e të nxehtit pritet të zhvendoset drejt Europës Qendrore dhe Lindore, ku rreth 150 milionë njerëz do të përballen me temperatura mbi 35 gradë Celsius.

SHBA-ja thotë se ka goditur objektiva iraniane pas sulmit ndaj anijes në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë goditur objektiva ushtarake iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, pasi një ditë më parë një dron iranian sulmoi një anije mallrash me flamur të Singaporit. 

Uashingtoni e cilësoi operacionin si një përgjigje të kufizuar ndaj shkeljes së armëpushimit, ndërsa paralajmëroi se çdo sulm tjetër nga Irani do të marrë të njëjtën kundërpërgjigje.

Nga ana tjetër, Irani këmbëngul se nuk ka shkelur armëpushimin, por vetëm ka zbatuar rregullat e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet vazhdojnë të mbeten të larta.

Bora dhe akulli në akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës së të nxehtit, thonë ekspertët

Ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të të nxehtit po shkaktojnë shkrirje alarmante të akullnajave në Zvicër, aq sa deri të hënën pritet të jetë zhdukur e gjithë sasia e borës dhe akullit të grumbulluar gjatë dimrit të kaluar.

Sipas specialistëve, ky është momenti i dytë më i hershëm i regjistruar ndonjëherë kur akullnajat fillojnë të humbasin masë neto, ndërsa vetëm në 10 ditët e fundit disa prej tyre kanë humbur rreth një metër trashësi.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, nëse ngrohja globale vazhdon me të njëjtin ritëm, deri në fund të shekullit në Alpet zvicerane mund të mbeten vetëm gjurmë të vogla akulli.

Krimea e pushtuar nga Rusia shpall gjendje të jashtëzakonshme ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet

Autoritetet ruse në Krimenë e aneksuar kanë shpallur gjendje emergjence pas sulmeve të shtuara me dronë nga Ukraina, të cilat kanë shkaktuar mungesa karburanti dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen 160 robër lufte, ndërsa Kievi njoftoi edhe një projekt për zhvillimin e kapaciteteve vendase në inteligjencën artificiale për nevoja të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, dy vende të NATO-s kanë paralajmëruar se Rusia mund të përgatisë një provokim ndaj shteteve baltike ose Polonisë, ndërsa ish-ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_