News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Krizë politike dhe protesta në Ukrainë, Zelensky mbron shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrojti vendimin për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, duke thënë se përplasjet mes tij dhe komandantit të ushtrisë, Oleksandr Syrskyi, e detyruan të zgjidhte njërën palë.

Vendimi nxiti protesta në Kiev, ku mbi 1.000 persona dolën në rrugë në mbështetje të Fedorovit, ndërsa ky i fundit akuzoi drejtuesit ushtarakë se po bllokonin reformat dhe po përdornin metoda të vjetruara.

Kriza politike errësoi vizitën e kryeministrit britanik Keir Starmer në Ukrainë, i cili riafirmoi mbështetjen e Britanisë për Kievin.

Frikë për kaos kufitar të BE-së në pikën e kalimit Dover, ndërsa afrohet fundjava e ngarkuar e verës

Miliona britanikë pritet të nisen për pushime këtë fundjavë, ndërsa Porti i Doverit përballet me provën më të madhe të kontrolleve të reja kufitare të Bashkimit Europian, duke ngritur frikën për radhë dhe vonesa të gjata.

Për shkak të problemeve teknike, regjistrimi i udhëtarëve do të kryhet pjesërisht me dorë, çka mund të ngadalësojë ndjeshëm kalimin drejt Francës.

Ndërkohë, pushimet brenda Britanisë kanë arritur nivelin më të lartë që nga pandemia, të nxitura nga vala e të nxehtit, shqetësimet për fluturimet dhe vonesat në kufijtë europianë.

Trump bën pretendime të paverifikuara për ndërhyrje në zgjedhje nga Kina

Donald Trump pretendoi pa paraqitur prova se Kina ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe njoftoi publikimin e dokumenteve të deklasifikuara, duke kërkuar hetime të reja për sigurinë zgjedhore.

Demokratët e akuzuan se po përhap dezinformim dhe po përpiqet të minojë besimin te zgjedhjet për të vënë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit, ku republikanët rrezikojnë humbje.

Ndërkohë, ambasada kineze mohoi çdo ndërhyrje, ndërsa disa televizione amerikane refuzuan ta transmetonin fjalimin drejtpërdrejt, duke e konsideruar përmbajtjen politikisht të njëanshme.

Marinsat hipin në një cisternë mes bllokadës së porteve iraniane, ndërsa SHBA-ja zgjeron sulmet ndaj urave

Forcat amerikane hipën në një cisternë në Gjirin e Omanit për të zbatuar bllokadën detare ndaj porteve iraniane, ndërsa SHBA-ja zgjeroi sulmet ajrore duke goditur ura dhe objekte të tjera infrastrukturore në jug të Iranit.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Bahreinit, Katarit dhe Kuvajtit, duke rritur frikën për përshkallëzim të konfliktit në rajon.

Ndërkohë, tensionet kanë ulur ndjeshëm trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar shqetësimet për furnizimin global me naftë dhe energji.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨