News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (21).png

SHBA dhe Arabia Saudite firmosin marrëveshje bërthamore

Screenshot 2026-07-23 073536.png

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje për zhvillimin e një programi civil bërthamor në mbretëri. Marrëveshja u firmos nga Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, dhe ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman.

Edhe pse administrata Trump nuk publikoi detaje të plota, marrëveshja mund t’i hapë rrugën Arabisë Saudite të pasurojë uranium për përdorim civil. Dokumenti përfshin gjithashtu masa dypalëshe për parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

BE pranon tarifat e reja të SHBA-së me 15%

EU-US Flag - EU-US Summit 2023.png

Bashkimi Evropian është i gatshëm të pranojë tarifat e reja që SHBA pritet të vendosë për produktet e lidhura me punën e detyruar, për sa kohë që ato nuk kalojnë kufirin prej 15%. Kjo është marrëveshja e arritur më herët mes palëve në Turnberry të Skocisë.

Regjimi aktual tarifor skadon këtë javë, ndërsa autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se detyrimet e reja do të hyjnë së shpejti në fuqi. Brukseli po ndjek nga afër zhvillimet për të siguruar që marrëveshja tregtare të respektohet.

 
Luvri rihap Galerinë Apollo, pa bizhuteritë mbretërore

Screenshot 2026-07-23 073629.png

Muzeu i Luvrit ka rihapur Galerinë Apollo, gati një vit pas grabitjes spektakolare të bizhuterive të Kurorës Franceze. Hapësira është rikthyer në funksionin e saj origjinal si galeri shtetërore e shekullit XVII, pa vitrina dhe pa ekspozimin e bizhuterive.

Objektet që nuk u vodhën do të zhvendosen në një sallë të re me masa të forta sigurie. Grabitja e vitit 2025, me një dëm të vlerësuar në 88 milionë euro, ende nuk është zbardhur dhe sendet e vjedhura nuk janë gjetur.

 
Elon Musk sfidon Christopher Nolan: Premton një version “të vërtetë” të “The Odyssey”

Screenshot 2026-07-23 073647.png

Pas suksesit të madh të filmit The Odyssey të Christopher Nolan, Elon Musk ka deklaruar se inteligjenca artificiale Grok do të realizojë një version të plotë të veprës së Homerit, që sipas tij do të jetë “historikisht i saktë”.

Miliarderi, i cili prej muajsh ka kritikuar filmin e Nolan, tha se projekti do të përfundojë para fundit të vitit. Ai madje propozoi edhe financimin e një përshtatjeje të veprës letrate me Mel Gibson, duke kërkuar dialogë në greqishten homerike dhe një paraqitje sa më besnike të poemës origjinale.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨