News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur pas sulmit pranë paradës Pride në Berlin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Xinhua/Shutterstock

Një person humbi jetën dhe të paktën 16 të tjerë u plagosën pasi një furgon goditi turmën pranë parkut Tiergarten, ku po zhvillohej parada Pride në Berlin. Policia tha se disa persona dyshohet se u sulmuan edhe me thikë, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua pasi furgoni u përplas me një pemë. Autoritetet kanë shpallur në kërkim një 21-vjeçar, të identifikuar si Abdul B., i cili njihet nga policia për lidhje me qarqe islamike.

Operacioni i kërkimit po zhvillohet me helikopterë dhe forca policore nga disa zona, ndërsa publikut i është kërkuar të mos e kontaktojë të dyshuarin, pasi mund të jetë i armatosur. Sulmi detyroi organizatorët të ndërprisnin një nga aktivitetet më të mëdha Pride në Europë, ndërsa kancelari Friedrich Merz premtoi hetim të plotë dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Pride është një paradë ose aktivitet publik i organizuar nga komunitetiLGBTQ+ dhe kërkon barazi, të drejta dhe mbrojtje nga diskriminimi. 

Mbi 300,000 persona evakuohen nga zjarret në Francë dhe Spanjë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Julien de Rosa/AFP/Getty Images

Më shumë se 300 mijë persona janë larguar nga shtëpitë dhe akomodimet turistike në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve të mëdha. Flakët kanë shkatërruar banesa dhe kanë shkaktuar një nga operacionet më të mëdha të evakuimit civil në kohë paqeje në Francë, ndërsa zjarret vijojnë të jenë aktive në të dyja vendet.

Një person humbi jetën në lindje të Spanjës dhe autoritetet urdhëruan evakuime të tjera. Mijëra familje po strehohen në palestra dhe qendra ekspozitash, pa e ditur ende se kur do të mund të rikthehen. Në Francë, një nga zjarret krijoi një re të rrallë pyrocumulonimbus, e cila prodhoi erëra dhe vorbulla duke e bërë situatën të paparashikueshme dhe të vështirë për t’u menaxhuar.

Greqia kërkon përfshirjen e malit Olimp në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Angelos Tzortzinis/AFP/Getty Images

Greqia po kërkon që mali Olimp, maja më e lartë e vendit dhe vendi mitologjik i perëndive të lashta, të përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Autoritetet vendore kanë lobuar prej vitesh për këtë status, duke theksuar rëndësinë historike, kulturore dhe natyrore të malit që ngrihet 2,918 metra mbi nivelin e detit.

Popullariteti i malit është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, ndërsa vetëm vitin e kaluar u regjistruan rreth 500 mijë vizitorë. Përfshirja në UNESCO synon të rrisë mbrojtjen dhe njohjen ndërkombëtare të zonës.

Një në tre njerëz në botë nuk përballon dot një dietë të shëndetshme

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Jasmin Merdan/Alamy

Rreth 2.69 miliardë njerëz në botë nuk kanë mundësi financiare të sigurojnë një dietë të larmishme që plotëson nevojat për energji dhe lëndë ushqyese, sipas një raporti të pesë agjencive të OKB-së. Megjithëse uria globale u ul për të tretin vit radhazi gjatë vitit 2025, ekspertët paralajmërojnë se objektivi për eliminimin e saj deri në vitin 2030 kërkon ende përpjekje shumë të mëdha.

Problemi lidhet veçanërisht me koston e lartë të frutave, perimeve dhe produkteve të bulmetit. Afrika mbetet rajoni më i prekur, ku 66.6% e popullsisë nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme, më shumë se dyfishi i nivelit në Azi, Amerikën Latine dhe Karaibe. Raporti kërkon masa urgjente për ta bërë ushqimin e shëndetshëm më të përballueshëm.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨