News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (23).png

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret që kërcënojnë Bordeaux

Screenshot 2026-07-27 082445.png

Zjarret masive në rajonin Gironde të Francës vijojnë të përhapen, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 220 mijë banorë. Vetëm gjatë natës së së dielës, rreth 55 mijë persona u larguan nga shtëpitë e tyre, ndërsa flakët iu afruan gjithnjë e më shumë qytetit të njohur të Bordeaux.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, në Spanjë, autoritetet njoftuan se zjarret pranë Madridit po stabilizohen gradualisht, edhe pse rreziku mbetet i lartë.

Vdes autori i sulmit terrorist në Paradën e Krenarisë në Berlin

Screenshot 2026-07-27 082510.png
Policia gjermane konfirmoi se autori i dyshuar i sulmit në paradën "Christopher Street Day" në Berlin është gjetur i vdekur pas një operacioni të gjerë kërkimi. Pas ngjarjes, autoritetet zhvilluan kontrolle në të gjithë qytetin, përfshirë stacionet hekurudhore, aeroportet dhe pikat kufitare.

Sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur një automjet u përplas me turmën pranë parkut Tiergarten. Një grua humbi jetën dhe 29 persona mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike. Ministri i Brendshëm gjerman e cilësoi ngjarjen si një sulm terrorist me motiv islamist.

 
Dy të vrarë dhe pesë të plagosur nga të shtënat në festivalin e ushqimit në Seattle

Screenshot 2026-07-27 082523.png

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë zjarri gjatë festivalit "Bite of Seattle" në qytetin amerikan të Seattle. Mes të lënduarve ndodhet edhe një fëmijë i vogël, ndërsa një prej të plagosurve raportohet në gjendje kritike.

Të shtënat ndodhën mbrëmjen e së dielës në një kompleks eventesh pranë qendrës së qytetit. Policia ka nisur hetimet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.

Rumania rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh pranë kufirit me Ukrainën

Screenshot 2026-07-27 082540.png

Forcat ajrore rumune kanë rrëzuar një tjetër dron pranë deltës së Danubit, duke shënuar incidentin e tretë të tillë brenda vetëm tre ditësh. Presidenti Nicu?or Dan përgëzoi pilotët e avionëve F-16 për reagimin e shpejtë dhe profesional gjatë operacionit.

Droni u interceptua mbi ujërat territoriale rumune pranë kufirit me Ukrainën. Një ditë më parë, një tjetër mjet fluturues pa pilot ishte rrëzuar në të njëjtën zonë, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në kufirin lindor të vendit.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨