News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (24).png

Berlini në zi pas sulmit në Paradën e Krenarisë, shtohen pikëpyetjet për reagimin e autoriteteve

Screenshot 2026-07-28 080214.png
Banorët e Berlinit kanë ngritur një memorial pranë Portës së Brandenburgut për të nderuar viktimat e sulmit që tronditi Paradën e Krenarisë. Sulmuesi, Abdul Ballout, vrau një grua dhe plagosi 29 persona pasi përplasi turmën me një furgon dhe më pas sulmoi kalimtarët me hanxhar.

Autori u vra nga policia pas një operacioni të gjerë kërkimi. Prokuroria bëri të ditur se ai kishte precedentë penalë dhe kishte tentuar t'i bashkohej grupit terrorist ISIS në Siri. Ngjarja ka ngritur debat nëse autoritetet mund ta kishin parandaluar sulmin.

 
SHBA dhe Irani ndalojnë sulmet, diplomacia rifiton një tjetër shans

Screenshot 2026-07-28 080312.png

Shtetet e Bashkuara dhe Irani pezulluan sulmet për natën e tretë radhazi, ndërsa përpiqen t'i japin një mundësi të re bisedimeve diplomatike. Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, deklaroi se presidenti Donald Trump po i lë hapësirë diplomacisë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se SHBA po dërgon forca të tjera ushtarake në rajon dhe se "të gjitha opsionet mbeten mbi tryezë". Sipas tij, regjimi iranian duhet t'i marrë seriozisht paralajmërimet e Uashingtonit.

Irani paralajmëron Bullgarinë për bazat ushtarake të përdorura nga SHBA

Screenshot 2026-07-28 080426.png
Irani i ka dërguar një paralajmërim të ri Bullgarisë pasi vendi lejoi përdorimin e bazave të tij ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Teherani akuzon Sofjen se po mbështet operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit.

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se vendimet e autoriteteve bullgare mund të kenë pasoja serioze, ndërsa theksoi se marrëdhëniet mes popullit iranian dhe atij bullgar kanë qenë tradicionalisht të bazuara në respekt të ndërsjellë.

Sulm me thika në Paris, plagosen tre gra, njëra prej tyre shtatzënë

Screenshot 2026-07-28 080442.png

Tre gra mbetën të plagosura pas një sulmi në zonën Porte de Clichy, në veriperëndim të Parisit. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga një polic jashtë shërbimit, i cili u vlerësua për reagimin e shpejtë.

Viktimat, të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç, u dërguan në spital për trajtim. Sipas mediave franceze, njëra prej tyre është shtatzënë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për motivet e sulmit.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨